Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga autobusi.
Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” në Tiranë.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shoferi 56-vjeçar.
“Një 56 vjeç ësgtë arrestuar, pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobuzi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin, 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.







