Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 67 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. D., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur një avokat, me të cilin ka pasur një proces gjyqësor, si dhe i ka kërkuar kthimin e një shume parash.
-R. J., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij
-L. V., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 18, Durrës, ka rënë zjarr ku është djegur pjesërisht banesa e shtetases R. K., 66 vjeçe. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale.
Më datë 03.01.2026, në lagjen Kodër-Shijak, në banesë është gjetur pa shenja jete shtetasi R. M., 84 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.







