Irani vijon të jetë i përfshirë nga kaosi dhe trazira. Protestat kanë përfshirë vendin, të cilat janë shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.
Prej rreth 7 ditësh qytetarët vijojnë të protestojnë duke paralizuar të paktën 30 qytete. Grupet e të drejtave të njeriut njoftuan se të paktën katër persona u vranë të shtunën gjatë protestave në Iranin perëndimor.
Numri i viktimave që në nisjeve të protestave ka arritur në 12 përfshirë edhe anëtarë të forcave të sigurisë.
Protestat masive, të nxitura fillimisht nga kostoja e jetesës, filluan më 28 dhjetor në Teheran, ku tregtarët mbyllën dyqanet e tyre në shenjë proteste kundër rënies ekonomike.







