Ballina Politika “Me një firmë të zv/kryeministres vodhën 50 mln euro”/ Lapaj: Blenë 10...

“Me një firmë të zv/kryeministres vodhën 50 mln euro”/ Lapaj: Blenë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër kancerit nuk është aq, çfarë duhet të bëjë më shumë një qeveri që të rrëzohet?

38
0

“Shqipëria Bëhet” ka mbajtur protestën para Kryeministrisë.

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion.

Prej 27 netësh Lapaj ka vijuar protestën para kryeministrisë, duke u mbështetëur edhe nga qytetarë të tjerë.

“Erdhi për të zhbërë modelin e oligarkisë së Berishës, por nuk është zhbërë…jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në Europë. A ja dha populli 83 mandate që ta vjedhë? Ato mandate kanë zero vlerë sepse populli e di të vërtetën që ata na vjedhin. Ju këtu jeni njerëz të lirë, shqiptarët janë njerëz që meritojnë të jetojnë me dinjitet. Kemi 27 net që flemë në këtë shesh. Regjimi hajdut i Ramës nuk ka dërguar asnjë ambulancë…Për ata ne jemi njerëz që nuk duhet të ekzistojmë…Këta kanë blerë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër kancerit nuk është 10 mln euro në këtë vend. Me një firmë të zv/kryeministres kanë vjedhur 50 mln euro, ndërsa fëmijët në shkolla dridhen nga i ftohti”, tha ai.