Ballina Opinion Noc Rroku e kapi Maduron si lepurush për veshësh, po Palloshin e...

Noc Rroku e kapi Maduron si lepurush për veshësh, po Palloshin e Gjatë?

37
0

Nga Ilir Dako

Arrestimi i Maduros ka ndezur edhe në Shqipëri reagime histerike përsa i përket mënyrës së ekzekutimit të mandatit të arrestit nga forcat speciale amerikane, por dhe për zërat që asocionin këtë veprim me situatën e kryeministrit Rama. Port-halet e paguara nga qeveria i bënin thirrje të majtës europiane dhe botërore që të reagonin ndaj veprimit të Trump, ndërkohë që të tjerë nxirrnin flakë nga goja për artikulimet e mediave në raport me fatin e Edi  Ramës.

70 tenxheret e Edi Ramës lëshonin piskama kundrejt atyre që krahasonin rastin Maduro me situatën e Edin Ramës. Gjithë corba e këllirave të Edi Ramës u vu në rresht për të zbërthyer me analiza të përçudnuara se Maduro nuk ka lidhje me kryeministrin shqiptar, pasi Shqipëria është pjesë e NATO , ndërkohë që Maduro nuk ka lidhje me NATO. Më tipik ishte reagimi i kuqeziut Kreshnik Spahiu, i cili pas kurorëzimit të nipit në Avokat i Popullit është shndërruar një nga tenxheranalistët më proRama. Në retorikën e tij Spahiu rrekej të sqaronte se Edi Rama ka ngrënë drekë me Ivankën dhe me Jaredin dhe është I lidhur ngushtë me Trumpin, duke insinuuar se Ramadani qenka i dërguari i Trump në Shqipëri, njëlloj Jakomoni amerikan. Ky Spahiu si entourage klasik sorosian kërkon të zbërthejë aksionin amerikan si diçka të shkëputur nga realiteti shqiptar. Është normal që, në tenxheret e Edi Ramës ka gëlltitur dhe ky bir njeriu një lugë çorbë të prishur e cila i jep diare herë pas here.

Nuk dua të flas më pas për ndonjë kastravecanalist që ha në canakët e qeverisë që ngrihet kundër imperIalizmit amerikan dhe kërkon që e majta të reagojë ashpër ndaj SHBA dhe vendimeve agresive të Donald Trump. Në korin e qyqeve të tenxheranalistëve dhe porthaleve të Edi Ramës ka plasur paniku. Të gjithë në unison janë vënë në resht të mbrojnë këtë farë lideruci duke shpërthyer në histeri antiamerikane, pa kuptuar se jehona e tyre mediatike nuk kapërcen as gardhin e shtëpisë së tyre. Situata e re globale, por dhe ajo lokale ka ndryshuar kryekëput. Shqipëria sorosiane me dy këlysha të Sorosit, Sali Berishën dhe Edi Ramën, është duke bërë shkëputjen historike nga prangat e një axhende antishqiptare. Treçereku i politikës shqiptare ndodhet në qeli dhe në dyert e gjyqeve në pritje të dënimeve për krimet që kanë bërë ndaj popullit shqiptar. Berisha, Meta, Veliaj, Ahmetaj, Balluku dhe dhjetra ministra dhe politikanë sot janë të kryqëzuar nga mekanizmi amerikan që quhet SPAK.

Praktikisht kemi një shfarosje të një elite politike antishqiptare, kriminale dhe të korruptuar. Edi Rama është aktualisht i fundit i mohikanëve që pret në panik gijotinën amerikane dhe sinjalet nga Venezuela paralajmëron një ekzekutim të shpejtë dhe për këtë personazh që ka shkelur çdo vijë të kuqe të të bërit politikë. Njeriu që gjallëroi kartelet kriminale dhe ju dha mundësinë e pastrimit të parave, duke e shndërruar mafien shqiptare në shtet brenda shtetit në nivel lokal, por edhe duke u renditur në kartele të potencuar edhe në vende të zhvilluara europiane.

Nisur nga urdhri ekzekutiv i Trump dhe paralajmërimet e fuqishme amerikane për të konsideruar kartelet e drogës si terroriste, fati i Edi Ramës është i shkruar. Nuk do jetë si i Maduros padyshim. Do jetë më i keq se i tij. Shumëkush që mendon se do të ketë lëvizje si Maduro gabohet. Edi Rama do të futet në burg si një hajdut ordiner dhe bashkëpunëror i bandave nga organet e drejtësisë shqiptare dhe fati i tij është shkruar. Noc Rroku e ka vendosur fatin e kryeministrit shqiptar dhe kjo nuk ka nevojë për bast, pasi e ka të humbur.

Me keqardhje konstatoj se Noc Rroku nuk paska ikur siç pretendonte Edi Rama, por ai e paska ndarë mendjen të zhdukë edhe brinjën e fundit të elitës  politike shqiptare më të korruptuar në botë. Sa i përket tollovisë së tenxheranalistëve të  Edi Ramës,  të cilët kanë vënë kujën për Maduron dhe fatin e Ramadanit situata do të përkeqësohet shumë herë më shumë. Duhet të mendojnë për fatin e tyre sa më parë dhe të hidhen nga varka e çpuar e palloshit.

Arrestimi i Maduro tregoi qartë se Donald Trump i mban premtimet e tij dhe kjo u konfirmua dhe nga sekretari Rubio. Mesazhi i Rubio ishte i qartë për kë bën sikur nuk kupton. Kush tallet me presidentin amerikan përfundon si Maduro dhe më duket si sinjal për për këtë liderucin tonë nallban që vetëm nga politika s’ka kuptuar asgjë. Nëse Maduron e morrën si lepurush nga veshët këta të Noc Rrokut, padyshim që këtë palloshin e gjatë e paketojnë në kuti sardelesh./sot