Ballina Opinion Pse nuk reagon Rama për kapjen e Maduros?

Pse nuk reagon Rama për kapjen e Maduros?

38
0

Nga Edi Paloka

Ndërkohë që e gjithë bota politike ka reaguar për kapjen nga SHBA të diktatorit të Venezuelës, vetëm dy personazhe nuk kanë reaguar; Presidenti i Kolumbisë dhe kryeministri i Shqipërisë i cili ka dy ditë që poston herë kisha e herë tyrbe…

Do thotë dikush që qeveria shqiptare reagoi nëpërmjet Elisa Spiropalit duke e mbështetur aksionin amerikan. Ka reaguar dhe Tao në një lëpirje edhe më të shtirë e më të shpifur. Po të gjithë e dimë që kjo nuk e mbulon dot mos reagimin e Ramës ose siç thotë populli kjo është si “të lash Ramën me Tao”!
Po pse nuk reagon Rama?
Nuk ka një po disa arsye.
E para lidhet me ngjashmërinë direkte mes Maduros dhe Ramës në të gjitha aspektet.
Maduro, një socialist që varfëroi popullin e tij dhe krijoi një jetë luksi për vete dhe ata rreth tij!

Rama idem!
Maduro që pas ardhjes në pushtet vendosi një regjim autoritarist dhe nuk lejoi të zhvillohen më zgjedhje në vendin e tij!
Rama idem!
Për Maduron, pavarësisht pasurive që ka Venezuela, narkotrafiku u bë aktiviteti i preferuar duke shkatërruar praktikisht çdo degë tjetër që mund të zhvillonte ekonominë dhe vendin!
Rama idem!
Po ka dhe shumë ngjashmëri të tjera, në dukje më të vogla, po me sa duket jo të parëndësishme!
Maduros ashtu si Ramës i pëlqente të sfidonte madje dhe tallte Presidentin Trump!
Tanime është bërë virale videoja e shpërndarë nga vetë Presidenti Trump, ku Maduro e sfidonte “frikacakun” që t’i shkonte në Venezuelë!
Të gjithë ndërkohë kujtojnë të paktën dy momente; kur Rama së pari në CNN deklaronte se “Trump ishte turpi i civilizimit” dhe uronte “Do Zoti që mos zgjidhet” dhe se në rast të kundërt “Shqipëria do rishikonte qëndrimin e saj ndaj SHBA”…

E rasti i dytë kur Rama “u tall” me Presidentin Trump duke implikuar dhe Macron në një situatë të pakëndshme!
Po në vazhdim të këtyre sjelljeve vijnë dhe ngjashmëritë e tjera mes Ramës dhe Maduros, në fakt më tipikja për Ramën; lëpirja e prapanicës së të fortit pasi ka bërë vetë si i fortë.
Maduro pasi bëri “të fortin”, nxitoi t’i ofronte Presidentit Trump lehtësira madje dhe shfrytëzimin e pasurive të Venezuelës. Po duket se kjo nuk i zgjidhi punë.
Ndërkaq të gjithë i kemi parë lëpirjet e neveritshme të Ramës në të dyja rastet, pasi Trump u zgjodh President, Rama deklaroi se kishte gabuar me qëndrimet e tij se kishte qenë “i ri”, madje deklaroi se Trump ishte zgjedhur nga Zoti që i shpëtoi jetën… Mos harrojmë dhe Sazanin.
Pas talljes me Macron (që Rama mendoi se do kalonte pa u vënë re) pati një reagim të vetë Presidentit Trump, sigurisht jo ndaj një cope Ramë si Rama, po ndaj Macron. Rama pa e zgjatur u përdrodh siç e ka zakon duke deklaruar se ajo nuk ishte tallje po një shaka mes miqsh…!
Ndërkohë Rubio dje deklaroi veç të tjerave se “ata që guxojnë të tallen me qëndrimet e Presidentit Trump, duhet të mendohen mirë”! Vetë Presidenti Trump deklaroi se fatin e Maduros do e kenë dhe liderë të tjerë të ngjashëm me të.

Pra ngjashmëritë gati identike mes sjelljeve të Maduros dhe Ramës janë një arsye e fortë për Ramën që mos brohorasë, pavarësisht se Maduro është një M i madh dhe Rama një m i vogël…
Po ka dhe një arsye tjetër pse Rama nuk reagoi në vetë të parë dhe pse në qëndrimin e Elises nuk përmendet fare Presidenti Trump po vetëm “homologu” Rubio. Të gjithë armiqtë më të mëdhenj të Trump, e sulmuan si gjithnjë ashpër aktin e tij të fundit me kapjen e Maduros. Por dihet mirë që armiqtë më të mëdhenj të Presidentit Trump, janë miqtë më të mëdhenj të Ramës në arenën ndërkombëtare duke filluar nga koka e tyre Xhorxh Soros! Pra Rama, siç ka bërë shpesh kohët e fundit, po përpiqet të lëpijë nga të dy anët e të mos e prishë me asnjë nga palët. Vetëm se siç thuhet në një batutë filmash: “Nuk mund të lëpish nga të dy anët sepse në fund nduk gjuhën”! E Rama ka ndukur tashmë jo vetëm gjuhën dhe nuk e shpëton dot heshtja.

Qëndrimi i SHBA ndaj tij është i qartë për këdo tanimë!
A do të thotë kjo që Ramën do ta marrin një ditë forcat Delta si diktatorët e tjerë? Sigurisht që jo!
Jo sepse kjo nuk mund të ndodhë me një kryeministër të një vendi të NATO-s siç përpiqen të qetësojnë anal-istët e paguar prej tij, sepse dhe që një vend të NATO-s ta kthesh në narkodiktaturë, nuk mund të ndodhë! Po sepse në radhë të parë na takon ne shqiptarëve të reagojmë dhe të jeni të bindur që po reaguam ne, dhe me sinjalet e qarta që ka marrë, Ramën nuk ka nevojë t’i vijnë forcat Delta për ta marrë…!