Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kodër-Mëzez, ku një 42-vjeçar është gjetur i pajetë, dy ditë pasi ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me iniciale B. P., i cili ishte larguar nga shtëpia më 2 janar, është gjetur pa shenja jete.
Paraprakisht dyshohet se ai është vetëvarur në një pemë.
Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.







