Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj foli për mikrofonin e News24 nga protesta e zhvilluar para Kryeministrisë ditën e sotme.
Lapaj theksoi se vendi ka nevojë për një qeveri tranzitore në mënyrë që më pas të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike.
Ai propozoi që në këtë qeveri të vendosen emra pa lidhje politike, duke sugjeruar dy emra si Tritan Kalo dhe Përparim Kabo.
Sipas tij individë të tillë do të mund të garantonin lirinë e votës dhe një proces elektoral të drejtë për palët.







