Ballina Ekonomia 65 mijë fermerë marrin pagesat e Skemave Kombëtare, fondet tashmë në llogari

65 mijë fermerë marrin pagesat e Skemave Kombëtare, fondet tashmë në llogari

17
0

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton fermerët se kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025 ka kaluar brenda datës 31 dhjetor, deri në orët e vona të ditës, sipas procedurave financiare në fuqi.

Fondet tashmë janë transferuar në bankat e nivelit të dytë dhe po kalohen gradualisht në llogaritë bankare të rreth 65 mijë fermerëve përfitues.

“AZHBR ka punuar pa ndërprerje në ditët e fundit të vitit për të mundësuar kalimin e 50% të mbetur të pagesave, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural. Agjencia falënderon fermerët për bashkëpunimin dhe durimin e treguar dhe siguron se do të vijojë të mbështesë bujqësinë shqiptare edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se buxheti total i Skemës Kombëtare 2025 arriti në 6.4 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 20.8% krahasuar me vitin 2024.