Ballina Politika Çollaku: Rama do thirret në SPAK për çështjen McGonigal! Do shkojë më...

Çollaku: Rama do thirret në SPAK për çështjen McGonigal! Do shkojë më shpesh në Prokurori, se në zyrë

0
43

Gazetari Basir Çollaku theksoi se brenda këtij muaji do të ketë lëvizje të tjera të fuqishme nga SPAK edhe për çështje të tjera që nuk janë të hapura.

Në një intervistë për News 24, ai theksoi se do të ketë lëvizje edhe për çështjen McGonigal, ish zyrtarin e FBI-së të akuzuar për korrupsion, dhe se për këtë do të thirret edhe kryeministri Edi Rama. Sipas tij, kreu i qeverisë “ndoshta do të fillojë të shkojë në SPAK më shpesh sesa në zyrën e tij”.

“Unë pres zhvillime të shpejta brenda këtij muaji jo vetëm për çështje të hapura edhe për çështje të tjera, për zyrtarë dhe pushtetarë të tjerë nga maxhoranca dhe jo vetëm. Çështje që ka 4 deri në 5 vite që janë marrë. Sipas Dumanit, në një nga dëgjesat në Kuvend, ka theksuar se çështja McGonigal është regjistruar në janar 2022 si procedim penal. Pas 4 vitesh, emrat e denoncuar nga opozita që nga Rama, Balla, Gjiknuri, Veliaj…unë nuk pres që këta të jenë fajtorë por të paktën këto emra që janë të akuzuar duhet të pyeten dhe të dëshmojnë. Unë them se do të thirren për të dëshmuar që nga kryeministri, edhe brenda këtij muaji. Do të fillojë të shkojë në SPAK, më shpesh se në zyrë ndoshta.”, tha Çollaku.

Nga ana tjetër, analisti Ben Andoni theksoi se SPAK është maturuar edhe për shkak të ndikimit nga amerikanët. Sipas tij, duke iu referuar narrativës së kreut të qeverisë, ai ka humbur pushtet te Prokuroria e Posaçme.

“Pres maturimin e SPAK. Më rezulton se janë maturuar se kanë edhe ndikim të huaj. Më shqetëson se a do të jenë dot në sinkron me GJKKO. 2026 është vit i GJKKO. SPAK ka bërë zhurmën por verdiktin e jep GJKKO. Besoj se duke parë narracionin e zotit rama, shikoj se ka humbur pushtet te SPAK dhe është më i frikësuar për përballjen e drejtësisë me të.”, u shpreh ai.

Ata komentuan edhe situatën politike dhe lëvizjet e opozitës, e cila kërkon largimin e qeverisë Rama në mes të skandaleve që kanë përfshirë zëvendës kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, dhe AKSHI-n.

Andoni theksoi se PD duhet të riformatohet dhe të “zbresë” në terren për t’u treguar njerëzve se është alternativa. Ndërsa gazetari Çollaku u shpreh se “PD duhet të bëhet “autoriteti moral i vendit”.

“Zoti Berisha duhet ta qaste ndryshe dhe për mua kjo e para duhet të bënte zgjedhje të ndershme te PD dhe e afrohej me alternativat reale se si do të vinte në pushtet. PS nëse do e kalojë pa siklete, dhe besoj se do e kalojë skandalin shumë të madh të zv kryeministres, sepse shikoj qetësinë e tyre dhe t’i me përvojën, gjykimin dhe mënyrën se si shkojnë gjërat në Shqipëri, dhe se si qasen. Zoti Rama në këtë moment duhet të merrte masat shtesë se si duhet të vepronte. Personalisht mendoj se e ka ditur çështjen e zonjës Balluku. Ajo ishte njeriu i vetëm që s’i bëri çudi riemërimi si zv kryeministre. Them që opozitës i ka ardhur momenti jo duke shtruar gishtin te njerëzit. Njerëzit e PD duhet të zbresin në terren, të pastrojnë partinë dhe t’u thonë njeërëzve se ne jemi alternativa juaj por në objektiva të qasshme.” , tha Andoni.

Për lëvizjen e Ervin Salianjit, që ka trazuar ujërat brenda PD-së, Çollaku u shpreh se “Nuk e quaj as lëvizje se duhet të ketë një projekt, alternativë dhe grup njerëzish. Atë që ka thënë zoti Salianji e kanë thënë edhe emra të tjera të PD për ndryshime, garë dhe personalitete që duhet të maten me rezultate dhe jo kostume. Debati i brendshëm është i shëndetshëm. Unë s’e konsideroj debat. “