Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zbuluar një skandal në administratë ku sipas tij, mijëra njerëz që përfitojnë pagën e shtetit, pa shkuar në punë.
“Patronazhistët ta dinë se nuk më ndikojnë fare. Ka mijëra persona që hajnë meze tek lokali i lagjes pa shkuar në punë dhe marrin rrogën. Ka dhe mijëra të tjerë që jetojnë jashtë shtetit dhe marrin pagën. Shiko cfarë marifeti kanë bërë. Paguajnë vetëm sigurimet për efekt pensioni dhe pagën e tyre e përfitojnë ata që i kanë future në punë.
Ka njerëz që jetojnë në New York dhe marrin rrogën në Ujësjellës, marrin rrogën në ushtri. Ai jeton në Gjermani e Amerikë. Si mos t’i them unë këto gjëra? Është tradhëti ndaj atdheut”, tha Lapaj.



