Ballina Politika Media më e madhe në SHBA e quajti Ramaduro edhe para 20...

Media më e madhe në SHBA e quajti Ramaduro edhe para 20 ditësh: Autokrat i Sorosit dhe armik i Trumpizmit

0
48

Pas arrestimit të bujshëm të Nicolas Maduro, Edi Rama ka udhëzuar mediat e tij që të raportojnë se krahasimi me Shqipërinë nuk ka vend, për shkak se këtu nuk ka sasi të mëdha nafte.

Madje në një shkrim të publikuar nga një pseudonim, pas të cilit thuhet se fshihet vetë Edi Rama, shkruhet se edhe kartelet shqiptare të drogës nuk janë më të mëdha se ato të Venezuelës. Në fakt ekspertët më të mirë në botë e vendosin mafian në një nivel me kartelet më të pamëshirshme të Amerikës Qendrore dhe Jugore.

Por krahasimin ‘Ramaduro’ nuk e kanë përdorur vetëm mediat shqiptare dhe kjo është arsyeja pse Rama është i tronditur.

Në qershor të vitit të shkuar, televizioni më i madh në SHBA, Fox News publikoi një analizë ku theksohet se Edi Rama është si Maduro, ndaj njihet edhe si Ramaduro.

Në analizën e diplomatit Agim Nesho theksohet se Edi Rama është një autokrat i stërvitur nga Sorosi dhe një armik i doktrinës Trump.

Ndërkohë që doktrina Trump u shfaq me 3 janar në formën e saj më të fuqishme kundër jo vetëm një diktatori, por kundër të gjithë diktatorëve që manipulojnë zgjedhjet dhe që bashkëpunojnë me krimin e organizuar.

Por Fox News nuk u ndal me keq.

Vetëm 20 ditë përpara se të realizohej operacioni për rrëmbimin e Nicolas Maduros, media më e madhe në SHBA, i njohur si televizion i djathtë pranë Trump, e quajti sërish Ramën me etiketimin Ramaduro.

Këtë herë Fox News raportoi për krizën e krijuar në Shqipëri pasi autokrati Edi Rama nuk lejoi arrestimin e numrit dy të qeverisë së tij, Belinda Balluku.

Ndërkohë në rrjetet sociale, shqiptare dhe të huaja, Ramaduro është termi më i qarkulluar orët e fundit.

Një foto e Ramës si Maduro i arrestuar ka bërë xhiron e botës.