Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit, ka dëmtuar sinjalistikën detare në portin e Durrësit.
Si pasojë e dallgëve të forta dhe erës së fuqishme, është shkëputur një nga fenerët hyrës në portin e Durrësit, duke përfunduar pranë bregdetit të Currilave.
Sakaq, për shkak të kohës së keqe, është ndryshuar itinerari i lundrimeve të trageteve Durrës-Bari. Udhëtarët e prekur nga kjo situatë janë asistuar nga kompanitë përkatëse, të cilat kanë marrë masat për ridrejtimin e tyre me nisjet pasuese.
Autoriteti Portual Durrës informon se do të vijoj monitorimi i situatës meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare.
Autoriteti Portual Durrës vijon të monitorojë me vëmendje situatën meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare, në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë lundruese dhe autoritetet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së operacioneve portuale.



