Çiftet e suksesshme i përdorin festat si një mundësi për të forcuar marrëdhënien e tyre duke krijuar tradita të reja, thotë psikologia me bazë në New York, Sabrina Romanoff.
Ata e përdorin vitin e ri si një mundësi për t’u lidhur dhe për të folur për atë që është e rëndësishme për ta. Romanoff është gjithashtu një eksperte marrëdhëniesh për aplikacionin e takimeve Hily.
Nata e Vitit të Ri është një kohë kur bëjmë “inventar personal të jetës sonë”, shpjegon ai për CNBC , duke shtuar, “Çfarë duam për të ardhmen, dhe gjithashtu si përshtatet partneri ynë në këtë”.
Ndër gjërat më të rëndësishme që çiftet e suksesshme bëjnë për ta mbajtur marrëdhënien e tyre të fortë në vitin e ri, sipas Romanoff, gjithçka varet nga një bisedë e vetme.
Pjesa e parë e bisedës është një përmbledhje e vitit të kaluar dhe reflektim mbi atë që funksionoi në marrëdhënie.
Romanoff sugjeron të kërkoni momente të lidhjes së thellë: “A ishit të prekshëm para njëri-tjetrit? A i thatë njëri-tjetrit diçka vërtet të frikshme që mund të mos e kishit thënë më parë?”
Çiftet e suksesshme reflektojnë mbi mënyrën se si kanë arritur ta ndërtojnë marrëdhënien e tyre dhe t’ia shprehin atë njëri-tjetrit.
Pjesa e dytë ka të bëjë me shikimin së bashku përpara dhe shqyrtimin e mënyrës se si mund të vazhdojnë ta përmirësojnë marrëdhënien e tyre vitin e ardhshëm.
Çiftet e suksesshme e bëjnë këtë duke e formuluar atë që duan të ndryshojnë si inkurajim, jo si kritikë. Romanoff sugjeron një bisedë vlerësuese: “Më pëlqen kur e bën këtë” ose “Ndihem më i lidhur me ty kur e bën këtë”.
Në fund të fundit, bëhet fjalë për secilin partner që thotë: “Ja si dua që të ecim përpara”, thotë Romanoff.



