Trajneri anglez, Liam Rosenior është gati të bëjë hapin e madh në karrierë.
Ai pritet t’i bashkohet Chelseat, ku do të zëvëndësojë Enzo Marescan i cili u largua ditë më parë.
Siç raporton “Daily Mail”, Rosenior do të mbajë një konferencë shtypi të veçantë ku do të njoftojë largimin e tij nga Strasbourgu.
Rosenior, në vitet e tij në Francë ka ndihmuar Strasbourgun të kualifikohet në Conference League, ku i kualifikoi në fazën e 1/8-tave.



