Ballina Politika Sali Berisha paraqitet në SPAK, kreu i PD-së pritet nga mbështetësit para...

Sali Berisha paraqitet në SPAK, kreu i PD-së pritet nga mbështetësit para Prokurorisë

41
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur sot (5 janar) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

Kryedemokrati u prit nga mbështetësit e tij jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku pasi i përshëndeti, u fut brenda ambienteve të SPAK.

Sali Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.