Nga Mentor Kikia
Ftesë për një debat të shëndoshë, në vend të debatit për emrin e “Kryeministrit Teknik” –
Rrëmbimi nga amerikanët i presidentit të Venezuelës, i konsideruar botërisht si një armik i demokracisë, ndërsa nga amerikanët si drejtues i një narkoshteti, ka krijuar eufori tek opozita dhe kritikët e kryeministrit Rama në tërësi. Narraiva është shumë e thjeshtë: Tramp do të urdhërojë, në mos rrëmbimin, rrëzmin në një mënyrë apo një tjetër të Edi Ramës nga pushteti. Dhe atëherë, aforfe, i vjen sërish radha Berishës për në pushtet.
Është e vërtetë që Rama nuk i ka marrëdhëniet miqësore as me administratën e Tramp dhe as me demokracinë. Por të presësh që të ndodhë në Tiranë ajo që ndodhi në Karakas, është më shumë se një endërr vere. Ndërsa debati që vazhdon të jetë aktiv, mbi emrin e kryeministrit të qeverisë teknike, është fiks si ajo përralla ku plaku dhe plaka grindeshin se si do ia vinin emrin nipit që do të vinte në jetë kur të martohej djali, i cili ende nuk kishte gjetur nuse.
Në fakt, dedati i vërtetë që duhet bërë sot në Shqipëri nuk është as për fatin e Ramës, as për Maduron, për emrin e kryeministrit teknik, por se çfarë i duhet Shqipërisë sot.
Opozita bërtet fort se qeveria është e korruptuar dhe inkriminuar, ndaj duhet të largohet. Bërtet se vendit i duhet rrotacioni politik sa më parë. Po, qeveria është e korruptuar, por vendi nuk ka nevojë thjeshtë për rrotacion politik, aq më pak një rrotacion/rrokadë mes Ramës dhe Berishës.
Shqipëria ka nevojë për të reformë të thellë, edhe më të thellë se ajo e 1992-it, që do ti japë fund tranzicionit politik.
-Duhet reformin serioz dhe i qëndrueshëm i sistemit zgjedhor, për ti çliruar zgjedhjet nga kontrolli i partisë që ka pushtetin, për të siguruar zgjedhje të lira dhe për të dalë nga vlerësimi “demokraci hibride”.
-Duhet të garantohet me ligj demokratizimi i partive politike dhe transparenca e tyre financiare, për ti dhënë fund partive private dhe financimit informal nga paratë e korrupsionit, apo nga burime të tjera.
-Duhet të shkëputen lidhjet e politikës me njerëzit e botës së krimit, që diktojnë emërime dhe vendimmarrje.
-Duhet të çlirohet ekonomia nga kontrolli gati monopolist i një grushti kompanish, klientë të qeverisë, të cilat kanë shkuar deri në aty sa diktojmë ligje e vendime të posaçme për interesat e tyre.
-Duhet çlirohet ekonomia nga varësia prej betonit dhe parasë së pistë dhe të qartësohet vizioni dhe orientimi i saj drejt prodhimit bujqësor, agro-përpunimit dhe turizmit.
-Duhet të rikthehet liria e medas, përmes çlirimit të saj nga marrëdhëniet me fondet publike.
Këto probleme janë thelluar nga njëra qeverisje në tjetrën. Dhe sot jemi në një pikë, ku nuk flasim për korruptimin e individëve me pushtet, por për korruptimin dhe inkriminimin e hallkave të tëra të pushtetit dhe shtetit. Jemi para nevojës urgjente për ti çliruar nga korruptimi dhe inkriminimi politikën, biznesin, median dhe vetë shoqërinë.
Në narrativën e partive opozitare(PD dhe partitë e reja) artikulohet problemi, por jo zgjidhja. Deri tani kemi dëgjuar vetëm listimin e aferave korruptive, me shpresën se kjo do ti çojë drejt pushtetit. Por problemet janë më të thella se korrupsioni. Sepse vetë korrupsioni nuk është materie jashtëtokësore, ai është produkt i realitetit politik; është pasojë e zgjedhjeve të padrejta, e parave të pista që financojnë politikën e që më pas kthehen në tendera të paracaktuar, ndërsa tenderat e paracaktuar çojnë në krijimin e oligarkisë ekonomiko-politike e cila korrupton dhe kontrollon institucionet… Krijohet kështu trekëndëshi P(ushtet) – P(ara) – P(ushtet).
A zgjidhjen këto me largimin e një kryeministri apo një qeverie? Jo! Sepse e kemi provuar. Me shumë entuziazëm u prit ardhja e socialistëve në pushtet në 2013, por ja ku jemi. Sepse këto sëmundje kanë prekur me kohë të gjithë sistemin politik, në pushtet apo jo.
Në mungesë të platformave që adresojnë zgjidhjen e problemit, shqiptarët duket se kanë zgjedhur të heshtin, edhe pse kanë arsye të ulërasin. Ata nuk e shikojnë zgjidhjen më tek ndryshimi i liderit, por tek një shkundje tërësore e sitemit politik, ligjor dhe ekonomik, për të prodhuar mekanizma frenues të së keqes, dhe jo thjeshtë luftues pasi e keqja e kë bërë gjëmën.
Vetëm kështu do të vinte edhe fundi i tranzicionit politik.
Por, vendin e një debati të shëndoshë dhe intelektual, për fat të keq e ka zënë tifozeria politike.
Megjithatë nuk është vonë asnjëherë dhe mendoj se pjesa e shëndoshë e shoqërisë mund ta japë kontributin e saj.







