Ballina Sport Torino mbyll marrëveshjen me Asllanin? Presidenti i Interit paralajmëron: Nëse kjo gjë...

Torino mbyll marrëveshjen me Asllanin? Presidenti i Interit paralajmëron: Nëse kjo gjë ndodh, ne do të…

51
0

Orët e fundit në mediat italiane po flitet se Torino ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Kristjan Asllanin para kohe. Siç dihet mesfushori i Kombëtares shqiptare është i huazuar te “Demat” deri në fund të këtij sezoni, por 6 muaj para se kontrata mes tyre të përfundojë, mësohet se do ta rikthejnë te Interi.

Një vendim i papritur, i cili padiksutim që ka zënë në “befasi’ të gjithë tifozët. Në lidhje me këtë ka folur presidenti i Interit, Beppe Marotta, i cili ka theksuar se nëse diçka e tillë ndodh, atëherë klubi do të kujdeset t’i gjejë një ekip tjetër.

“Sa i përket Asllanit, ende nuk kemi biseduar me Torinon, por ai është i huazuar dhe ai është një aset i yni. Ne duhet të respektojmë vlerën e lojtarit. Nëse ai nuk qëndron te Torino, do të përpiqemi t’i gjejmë një klub tjetër”, përfundoi Marotta.

Kjo tregon se e ardhmja e Asllanit mbetet në “udhëkryq” 3 muaj para ndeshjeve të “Play-Off” të Kupës së Botës, ku Shqipëria do të duelojë me Poloninë dhe në rast fitoreje më pas do të duhet të sfidojë fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.