Ballina Sport Donnarumma: Viti 2025 ishte fantastik, gjashtë muaj pozitivë tek Man City

Donnarumma: Viti 2025 ishte fantastik, gjashtë muaj pozitivë tek Man City

19
0

Në një intervistë për “Sky Sports”, Gianluigi Donnarumma e bëri një bilanc të vitit që përfundoi, ndërsa foli edhe për muajt e tij të parë në futbollin anglez.

Portieri italian triumfoi në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin, ndërsa më pas befasisht u largua nga parisienët për t’u transferuar në Premierligë tek Manchester City.

“Ishte një vit 2025 fantastik me triumfin në Ligën e Kampionëve dhe me transferimin në Manchester City. Shpresoj që viti 2026 të jetë edhe më i mirë, duke i arritur objektivat e mëdhenj dhe duke qenë sa më lartë të jetë e mundshme me Cityn. Ishin gjashtë muaj mjaft pozitivë.

Ka gjithmonë vend për përmirësime, por jam i kënaqur se si kanë shkuar gjërat dhe se si po përmirësohemi. Është krijuar një grup fantastik”, u shpreh ish-portieri i Milanit dhe PSG-së.