Shteti online ka rënë në kolaps pasi e-Albania ka dalë jashtë funksioni. Shkak për këtë është bërë bllokimi i pagesave nga ana e AKSHI-it për llogari të kompanive të cilat kanë çuar ndër të tjera edhe në shkëputjen e lidhjes së internetit. Kjo situatë ka lënë në kolaps të gjitha institucionet pasi ndërprerja e lidhjes së internetit në këtë institucion ka bërë të paaksesueshëm portalin e-Albania.
E-albania ka rënë në kolaps pas bllokimit të pagesave ndaj kompanisë së internetit “TRING” nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Pagesat në llogari të AKSHI kryhen me miratim nga drejtuesja Mirlinda Karçanaj, e ndërsa ajo është lënë në masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi” këto pagesa kanë mbetur pezull.
Bllokimi i pagesave nga drejtuesja e AKSHI për llogari të kompanive ka bërë që shërbimet që përfitohen të ndërpriten në këtë rast, edhe interneti. Shkëputja e lidhjes së internetit ka bërë që potrali I shtetit online, e-albania të jetë i paaksesueshëm.
Përveç problematikave të shfaqura prej muajsh me vonesa dhe bllokime në disa kategori shërbimi, e-Albania ka lënë në kolaps të gjitha institucionet në vend.
Nga ky bllokim i internetit për shkak të mospagesave nga AKSHI, asnjë pagesë nuk do të mund të bëhet për administratën duke lënë të gjitha institucionet në vështirësi. Veçanërisht në një kohë kur sipas të dhënave të INSTAT, që analizon kontribuuesit në ecurinë ekonomike, për herë të parë në 30 vjet, është shteti që mban në këmbë ekonominë e vendit, njësoj siç ndodhte në periudhën e sistemi komunist.
Aktualisht drejtuesja e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, është në Arrest në Shtëpi pasi ndaj saj janë ngritur akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”./syri







