Ballina Rajoni Edhe në Greqi – Kod i kuq për mot të keq

Edhe në Greqi – Kod i kuq për mot të keq

0
19

Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut u mblodh pas një Paralajmërimi Emergjent për Motin të lëshuar nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) dhe, pas takimit u vendos alarmi i ashtuquajtur ”kodi i kuq”.

Nga sot deri nesër në kodin e kuq përfshihen Greqia Perëndimore, Epiri dhe Ishujt Jonian, ndërkohë Maqedonia Lindore, Thrakia, dhe rajoni i Peloponezit e kanë këtë kod edhe për të enjten.

Sipas ekspertëve të komitetit, të martën dhe të mërkurën, priten shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi në Ishujt Jonian, kryesisht Korfuz, Epir dhe Etolia-Akarnaninë.

Shira të rrëmbyeshëm lokalisht parashikohen edhe për Maqedoninë Lindore dhe Thrakinë.

”Qendra Kombëtare e Koordinimit për Operacionet dhe Menaxhimin e Krizave ka kontaktuar tashmë autoritetet lokale dhe agjencitë përkatëse për t’i informuar plotësisht mbi kushtet e këqija të motit dhe për t’i vendosur në gatishmëri operative.

Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut është planifikuar të mblidhet përsëri sot”, tha Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në një deklaratë.Në të njëjtën kohë, Mbrojtja Civile ka lëshuar udhëzime duke u kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes të veçantë dhe të marrin masa për të mbrojtur veten nga rreziqet që paraqet moti i keq.