Ballina Aktualitet FOTOLAJM/ Durrësi nën pushtetin e ujit

FOTOLAJM/ Durrësi nën pushtetin e ujit

31
0

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Durrësit, duke krijuar vështirësi serioze për qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Situata paraqitet më problematike në kryqëzimet kryesore, ku rrugët dhe trotuaret janë mbuluar nga uji, ndërsa lëvizja në qytet është rënduar ndjeshëm që në orët e para të mëngjesit.

Gjithashtu raportohet se pezullohet mësimi në institucionet arsimore të Durrësit për shkak të situatës problematike që ka përfshirë qytetin.

Kjo është një situatë e përsëritur sa herë që bie shi, ndërsa pavarësisht problematikës së vazhdueshme, mungojnë masat konkrete dhe ndërhyrjet nga ana e qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse.