Dashi
Bujaria juaj e tepërt mund të nxisë sot disa persona me qëllime jo të mira të përfitojnë prej jush, prandaj tregohuni më të kujdesshëm në çdo hap. Ju që jeni në një lidhje do flisni pa u menduar, me bindjen se partneri ju do aq shumë sa do t’i tolerojë edhe disa gabime. Në realitet kjo nuk do ndodhë, sepse ai nuk do jetë aspak në humor dhe reagimet e tij mund t’iu zhgënjejnë. Ju beqarët do ndikoheni nga gjendja financiare e disa personave që do takoni dhe kjo do ju shtyjë të bëni zgjedhje të gabuara. Në punë mund të ndodhin disa vonesa në çështjet që keni nisur, por nuk duhet të alarmoheni. Kujdes me disa kolegë të vjetër që do hiqen si miq, ndërkohë që në heshtje do kërkojnë t’iu prishin planet. Në planin financiar është e domosdoshme të ndiqni një strategji shumë strikte dhe të mos devijoni prej saj.
Shëndeti: Lodhja mendore mund të jetë e pranishme. Mundohuni të pushoni më shumë dhe të shmangni tensionet e panevojshme.
Këshilla e Ditës: Mos i besoni verbërisht të gjithëve dhe mendoni dy herë para se të veproni.
Demi
Merreni jetën si t’iu vijë sot dhe mos e rëndoni shpirtin duke kërkuar që çdo gjë të shkojë në mënyrë perfekte. Hëna do ua ndërlikojë situatën ju të dashuruarve dhe debatet me partnerin do jenë të ashpra. Disa fjalë që ai do thotë do ju prekin thellë dhe do ju trishtojnë më shumë sesa duhet. Ju beqarët do e keni të vështirë të gjeni personin e duhur për momentin, ndaj bëni edhe pak durim. Në punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera për të treguar vlerat tuaja. Strategjitë që do ndiqni do ju çojnë aty ku keni dëshiruar prej kohësh. Çështjet financiare, megjithatë, nuk do ecin ashtu si duhet dhe do përballeni me vështirësi që mezi do arrini t’i kaloni.
Shëndeti: Gjendja emocionale e paqëndrueshme mund të ndikojë në energjinë tuaj fizike.
Këshilla e Ditës: Pranoni që jo çdo gjë mund të kontrollohet dhe do ndiheni më të lehtësuar.
Binjakët
Edhe pse sot do ju duhet të përballeni me disa sfida, nuk duhet të frikësoheni, sepse mbështetja e atyre që ju rrethojnë do jetë e vazhdueshme. Për ju që keni një lidhje priten probleme serioze. Kokëfortësia dhe skenat e tepruara të xhelozisë do tensionojnë ndjeshëm atmosferën dhe do krijojnë distancë emocionale. Ju beqarëve do iu rrahë zemra fort pas një takimi mjaft interesant. Përfitoni sa më shumë nga kjo njohje. Në punë do jetë një ditë e rëndësishme, pasi do keni mbështetjen e shefave dhe hap pas hapi do filloni të realizoni objektivin që i keni vënë vetes. Financat do jenë të privilegjuara dhe falë organizimit do kryeni transaksionet e duhura.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por shmangni stresin emocional.
Këshilla e Ditës: Kontrolloni reagimet tuaja që të mos prishni atë që mund të ndërtohet bukur.
Gaforrja
Edhe pse gjërat nuk do ecin sipas parashikimeve tuaja, sot nuk duhet të mendoni se jeni të pafat. Nëse jeni në një lidhje, tregohuni më realistë dhe mos mendoni se keni gjithmonë të drejtë. Të gjithë gabojnë dhe as ju nuk jeni përjashtim. Vlera qëndron tek pranimi i gabimeve dhe kërkimi i faljes. Ju beqarët do kërkoni gjatë gjithë kohës, por ende nuk do e gjeni personin që ju përshtatet plotësisht. Në punë do qëndroni orë shtesë dhe, për fat të keq, nuk do paguheni dhe as nuk do merrni falënderime. Financat nuk do jenë as shumë të mira, as shumë të këqija, ndaj ruani sa të mundni ekuilibrin.
Shëndeti: Mund të ndiheni të lodhur nga ngarkesa emocionale dhe fizike.
Këshilla e Ditës: Mos u nënvlerësoni për mungesën e mirënjohjes nga të tjerët.
Luani
Mos u tregoni supersticiozë sot, sepse kjo ditë do jetë vërtet shumë e bukur, me fat dhe e mbushur me gëzim. Planetët do kenë ndikim shumë pozitiv për ju që jeni në një lidhje. Do i matni mirë fjalët dhe do shmangni gabimet, ndërsa bashkëpunimi me partnerin do përforcohet ndjeshëm. Ju beqarët nuk duhet të filloni aventura të pamenduara që më vonë mund t’iu sjellin vuajtje. Në punë është e nevojshme të zgjidhni sa më parë disa çështje të mbetura pezull, përndryshe do përballeni me kritika. Me financat mos u tregoni impulsivë. Shpenzoni vetëm për gjërat e domosdoshme dhe me kujdes, në mënyrë që të mos keni tronditje.
Shëndeti: Gjendja do jetë e qëndrueshme dhe pozitive.
Këshilla e Ditës: Vazhdoni të ruani ekuilibrin mes optimizmit dhe maturisë.
Virgjëresha
Sot do keni një dinamizëm shpirtëror dhe fizik për t’u admiruar. Kjo energji do ju ndihmojë të përballoni edhe disa sfida të rrezikshme që keni ndërmarrë. Nëse jeni në një lidhje, zemra juaj do flakërojë dhe emocionet do jenë të forta e të papërshkrueshme. Partneri do ju surprizojë me dhurata dhe gjeste të bukura. Ju beqarët do filloni histori dashurie të këndshme që do ua mbushin jetën me gëzim dhe shpresë. Në punë, megjithatë, mos thyeni asnjë rregull për të arritur qëllimet, sepse pavarësisht përpjekjeve, nuk do arrini aq lart sa dëshironi. Në planin financiar qëndroni të matur për të shmangur surpriza të pakëndshme.
Shëndeti: Energjia është e lartë, por mos e teproni me angazhimet.
Këshilla e Ditës: Ndiqni rregullat dhe rruga e sigurt do ju çojë më larg sesa nxitimi.
Peshorja
Për shkak të vendosjes jo të favorshme të planetëve, sot nuk do kaloni një ditë shumë të qëndrueshme emocionalisht. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift nuk do jetë aq e qetë sa do dëshironit. Mundohuni të mos e impononi mendimin tuaj me çdo kusht, sepse kjo sjellje do krijojë debate të panevojshme dhe tension. Ju beqarët do tregoheni të paduruar dhe ka rrezik të bëni disa zgjedhje të gabuara, të cilat më vonë mund t’iu zhgënjejnë. Në punë nuk do ju mungojë as imagjinata dhe as vendosmëria për të realizuar objektivat që i keni vënë vetes. Me këmbëngulje dhe besim do arrini të kapërceni edhe vështirësitë. Në planin financiar nuk duhet në asnjë mënyrë të ndërmerrni rreziqe të mëdha dhe as të jepni para hua. Sot është e domosdoshme të ruani ekuilibrin.
Shëndeti: Luhatjet emocionale mund t’iu sjellin lodhje mendore. Kujdesuni për pushimin dhe qetësinë tuaj.
Këshilla e Ditës: Dëgjoni më shumë dhe flisni më pak, sidomos në situata delikate.
Akrepi
Lufta e fortë mes planetëve do bëjë që gjërat të mos ju ecin aq mirë sa do kishit dëshiruar sot. Ju që jeni në një lidhje zakonisht e vlerësoni partnerin për gjithçka që bën dhe për idetë që ka, por sot, nën ndikimin negativ të yjeve, do tregoheni kritikë dhe do përfshiheni në grindje. Ju beqarët do vazhdoni të besoni se dashuria do ju vijë si me magji, por kjo pritje jo reale do sjellë zhgënjim. Është e rëndësishme të tregoheni më realistë. Në punë nuk do ndiheni mirë me projektet që po zhvilloni dhe do mendoni edhe të hiqni dorë nga gjithçka, por mos veproni me nxitim. Të ardhurat financiare do rriten ndjeshëm falë një pune të rëndësishme dhe fitimprurëse që do realizoni.
Shëndeti: Nervozizmi mund të ndikojë në mirëqenien tuaj fizike. Mundohuni të shmangni konfliktet.
Këshilla e Ditës: Mos i idealizoni gjërat, por shikojini ashtu siç janë në të vërtetë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do keni luhatje të shpeshta humori. Mund të ngrini edhe zërin në disa momente, por fatmirësisht të tjerët do tregohen tolerantë me ju. Nëse jeni në një lidhje, do vazhdoni të keni dyshime mbi vazhdimësinë e jetës në çift. Mundohuni të mos merrni vendime të nxituara, sepse këto do ju lëndojnë më vonë. Ju beqarët do e keni të vështirë të krijoni lidhjen që keni ëndërruar prej kohësh, ndaj prisni edhe pak. Në punë do jetë e vështirë të realizoni një takim me shefat, por nuk do dekurajoheni dhe do arrini qëllimin që i keni vendosur vetes. Financat do jenë mjaft të ekuilibruara dhe nuk priten tronditje të mëdha. Ruajeni këtë stabilitet.
Shëndeti: Gjendja emocionale do jetë e paqëndrueshme, por pa pasoja serioze.
Këshilla e Ditës: Durimi sot do jetë arma juaj më e fortë.
Bricjapi
Kjo ditë nuk do jetë aspak rutinë për ju. Gjithmonë do gjeni diçka që do e bëjë çdo moment emocionues dhe interesant. Nëse keni një lidhje, Neptuni do ju sjellë shumë fat. Do kaloni më tepër kohë pranë partnerit dhe do ndiheni shumë mirë në krahët e tij. Përkëdheljet dhe vëmendja që do merrni do ju bëjnë të ndiheni të dashuruar dhe të vlerësuar. Ju beqarëve do iu plotësohet dëshira për të krijuar një lidhje dhe do ndiheni më të plotësuar emocionalisht. Në punë nuk do jeni shumë të përqendruar dhe në disa momente mund të gjendeni në vështirësi, por miqtë do ju ndihmojnë dhe do ua mbulojnë gabimet. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, ndaj tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet e tepruara.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por mungesa e përqendrimit kërkon më shumë pushim.
Këshilla e Ditës: Mos u mbështetni gjithmonë tek të tjerët, përpiquni të jeni më të vëmendshëm.
Ujori
Sot do lini pas krahëve problemet që ju kanë shqetësuar dhe do e shihni jetën me më shumë optimizëm. Vëmendjen do ta përqendroni tek gjërat që kanë vërtet vlerë për ju. Nëse jeni në një lidhje, dashuroni ashtu si dini dhe ashtu si e ndjeni. Vetëm kështu do përjetoni emocionet që keni dëshiruar gjithmonë dhe do ndiheni të përmbushur. Ju beqarët do jeni më të qartë për atë që doni në jetën sentimentale dhe do hidhni hapa të menduar. Në punë do jeni të kujdesshëm, do mateni para se të veproni dhe nuk do merrni rreziqe të panevojshme. Gjithçka do ecë sipas planeve. Financat do jenë të mira, megjithatë mos shpenzoni pa u menduar vetëm për kënaqësi momentale.
Shëndeti: Gjendja do jetë e mirë dhe energjia në rritje.
Këshilla e Ditës: Qëndroni besnikë parimeve tuaja dhe mos u shpërqendroni.
Peshqit
Sot do jeni të guximshëm, realistë dhe sypatrembur. Jeta do ju duket më e ndriçuar dhe pozitiviteti juaj do ndikojë edhe tek të tjerët. Për ju që jeni në një lidhje, jeta sentimentale do vazhdojë të mbrohet nga yjet. Klima do jetë e ngrohtë dhe do ndiheni të lirë të shprehni ndjenjat tuaja pa kufizime. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni dhe nuk do kërkoni me ngulm një lidhje të re. Në punë duhet t’i hapni mirë sytë dhe t’u kushtoni vëmendje këshillave të eprorëve. Reflektimi para veprimit do ju shmangë gabime. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni të matur, sepse ende nuk ka ardhur koha për shpenzime të mëdha.
Shëndeti: Gjendja fizike dhe mendore do jetë e qëndrueshme.
Këshilla e Ditës: Ecni me hapa të sigurt dhe mos u nxitoni për ndryshime të mëdha.







