Ballina Politika Ilir Meta: 46 mln euro investime për ujësjellës e hidrovore që nuk...

Ilir Meta: 46 mln euro investime për ujësjellës e hidrovore që nuk punojnë! Durrësin e përmbyti korrupsioni

40
0

Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri, të cilët përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë”, kështu ka deklaruar Ilir Meta nëpërmjet një reagimi për situatën e përmbytjeve në vend.

Reagimi: 

Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri, të cilët përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë. 

Këta kusarë janë përgjegjës për dëmet e shumta materiale që mijëra familje shqiptare në Durrës pësuan sot nga hajdutëria “rilindase”.