Ballina Politika Ndërhyrjet kundër SPAK dhe GJKKO?/ Rama kërkon ndihmë në Francë për të...

Ndërhyrjet kundër SPAK dhe GJKKO?/ Rama kërkon ndihmë në Francë për të “ndrequr” drejtësinë e re shqiptare

25
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi i tij në Paris, ku u takua me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin.

Sipas një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka zbuluar se gjatë bisedës u diskutua për pjesëmarrjen e partnerëve francezë në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri, si dhe mbi konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal.

Rama ka bërë me dije se takimi u zhvillua përpara Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, i thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée.

Kryeministri Rama theksoi se reforma do të harmonizohet plotësisht me standardet dhe praktikat më të mira europiane, duke synuar përmirësimin e sistemit të drejtësisë në vend. Kujtojmë se që pas masës së pezullimit dhe kërkesës së SPAK për hapjen e rrugës për arrestimin e Zv/Kryeministres Balluku, Rama ka nisur një fushatë të hapur kundër prokurorisë dhe gjykatës së posaçme, duke kërkuar “futjen në shina” të tyre.

“Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”, shkruan Rama.