Ballina Aktualitet Përmbytje masive në Durrës, nuk shpëton as burgu ku mbahet Veliaj!

Përmbytje masive në Durrës, nuk shpëton as burgu ku mbahet Veliaj!

49
0

Durrësi është një nga qarqet më problematike sa i përket situatës me reshjes dhe përmbytjeve.

Rrugë dhe lagje të tëra janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që duket se përmbytjet nuk i ka shpëtuar as burgu.

Prefekti Emiljan Jani ka deklaruar se janë përmbytur 8 qeli, ndërkohë që po dërgohen pompa për të larguar ujin.

Ndërkohë 2 zjarrfikëse po mbërrijnë nga Tirana për të ndihmuar në vënien e situatës nën kontroll.

Situata është shumë e rëndë. Tetë familje janë evakuuar dhe janë strehuar në Kavalishencë. Ndërkohë janë përmbytur 8 qeli dhe po dërgohen pompat për largimine ujit pasi është përmbytur burgu”, shprehet ai.

Mësohet se niveli i ujit ka arritur në 10-15 centimetra në katin e parë, ndërsa të gjithë të dënuarit janë zhvendosur në katin e dytë.