Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i ftuar në një emision televiziv, ka deklaruar se situata e rëndë në qytetin bregdetar nuk është pasojë e reshjeve të shiut, por e vendimeve politike dhe, sipas tij, e ‘tekave të Edi Ramës’ lidhur me projektin e portit të ri të Durrësit.
Cara ka folur për papërgjegjshmëri institucionale, korrupsion dhe ndërhyrje të gabuara në infrastrukturën e hidrovoreve, duke e zhvendosur hidroforin rreth 6 kilometra më tutje vendit ku ishte më herët, duke theksuar se mijëra familje sot ndodhen nën ujë jo për shkak të natyrës, por për shkak të keqqeverisjes.
‘Autostrada para se të arrinim tek mbikalimi i Vrin-it ishte me ujë, ujë i shpërthyer nga njëra anë, kishte bllokim dhe trafiku ishte tepër i rënduar.
Durrësi shpesh bëhet si Venecia, apo jo? Dhe ju sot keni parë dhe pamje të cilat me kanoe, po dhe me varka në Durrës.
Atëherë përtej pjesës që të duket qesharake, kjo është një situatë në fakt shumë e dhimbshme. E dhimbshme sepse me mijëra familje të qytetit të Durrësit sot janë nën pushtetin e ujit. Dhe është me gjithë mend për të ardhur keq dhe këtu nuk dua të ta shfrytëzoj këtë moment politikisht. Por ama që të themi të vërtetën pse ka ardhur kjo situatë, e kemi detyrë.
Ne në fakt, të gjithë përfaqësuesit e opozitës, por dhe unë në veçanti e kam thënë shpesh, që kjo përveç shkaqeve natyrore, ka mbi të gjitha, dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë dhe do ju jap dhe fakte, vjen dhe nga papërgjegjshmëria e drejtuesve, sidomos të pushtetit lokal.
Dhe këtu e kam konkretisht me kryetaren e bashkisë Sako. Do jap fakte dhe unë do ju them që kjo nuk është diçka e rastësishme. Durrësi në qindra vite ka pasur shi, pa diskutim. Kanë pasur dhe në kohën kur qeverisnin demokratët, ka pasur dhe në kohën para disa vitesh kur kanë qeverisur socialistët, por kurrë nuk ka ndodhur si këto vitet e fundit.
Dhe ka një shkak. Ai është hidrovori i Durrësit. Mos harroni, aty ka dy gjëra shumë të rënda.
Së pari, për atë hidrovor ka, është një çështje e cila është tërësisht korruptive. Janë marrë 20 milionë dollarë nga fondet e rindërtimit për të rindërtuar një hidrovor, i cili përveç arsyeve teknike, këtu pra kemi dhe një korrupsion. Dhe mos harrojmë që për arsye të këtij hidrovori të ri, dikur ujërat e Durrësit, flasim për ujërat e larta, qarkullonin një pjesë që kalonin në një kanal që durrsakët e dinë pranë varrezës dhe pjesa tjetër që shkonte në hidrovor dhe derdheshin në det.
Po çfarë bëri kryetarja e bashkisë? E asaj kohe e emëruar. Ajo përdori një fond 20 milionë dollarësh dhe përdori dhe, siç është bërë zakon tanimë, dhe kanë marrë mësim të gjithë nga Rama, e kaloi me vendim Këshilli Bashkiak, bashkiak i asaj kohe, i cili ishte tërësisht socialist, kaluan pikërisht 20 milionë dollarë për hidrovorin.
Dhe e shtynë hidrovorin rreth 6 kilometra më tutje. Dhe kanë bërë si të thuash kalime në formë S-je, të cilat çfarë ndodh? Kushdo e kupton, dhe një njeri që nuk është inxhinier, që në momentin që ti një sasi uji që derdhet pikërisht aty ku dikur e ka ndërtuar italianët, apo jo, është e vjetër, dhe ti e zhvendos 6 kilometra më tutje, aq më tepër i bën dhe një thyrje, dy thyrje në formë S-je, është normale që po të llogarisësh sasinë e ujit, pa llogaritur që ka pasur dhe disa emisione të cilët akuzonin firmën ndërtuese të asaj kohe për ngushtime të tubacioneve. Por përveç kësaj, 6 kilometra plus dy thyerjet mjaftojnë për të thënë që është e pamjaftueshme ëh, që të bësh këtë ndërhyrje.
Pikërisht në atë, në atë vend kur ishte derdhja e dikurshme e hidrovori do të bëhet porti i ri i Durrësit. Dhe tani ekziston dhe një port privat. Pikërisht, pikërisht për këtë, për këtë, për një tekë të Ramës dhe miqve të tij dhe të portit të ri që do të bëhet, bëhet pikërisht ky devijim dhe mos kërkoni fajtorë të tjerë.
Sot shiu ishte një normal, kishte një sasi për tre orë, dy herë Durrësi u përmbys. Por e di çfarë ka ndodhur? Megjithëse ka 6-7 orë që ka përfunduar shiu, ende janë të gjithë zonat përsëri të përmbytura. Dhe kjo tregon që nuk është problemi thjesht se është natyra, por është pikërisht papërgjegjshmëria e kryetares dhe e gjithë stafit të saj. I pashë sot në terren dhe kishin bërë dhe një kronikë te hidrovori i Spitallës. Dhe nuk e di, a e ndoqët, por tha një fjali të tmerrshme. ‘Ne nuk parashikuam,’ tha, ‘që shiu do të kishte këtë densitet.’, tha ndër të tjera, deputeti i PD-së Igli Cara.







