Ballina Aktualitet Reshjet e dendura në Durrës, evakuohen 60 banorë, rreth 100 shtëpi të...

Reshjet e dendura në Durrës, evakuohen 60 banorë, rreth 100 shtëpi të përmbytura

42
0

Durrësi është ‘paralizuar’ nga moti i keq. Reshjet e dendura të ditës kanë shkaktuar përmbytje masive.

Nga të dhënat e fundit, mësohet se rreth 100 shtëpi janë të përmbytura dhe të rrethuara nga uji. Ndërsa janë evakuuar 60 banorë deri tani dhe janë strehuar tek shtëpia e pushimit të ushtrisë.

E përmbytur është edhe Veliera e Durrësit, një projekt i kontestuar, që ka kushtuar mbi 800 milionë lekë, duke u kthyer në një shembull tipik të problemeve infrastrukturore.