Ballina Aktualitet Vendi pushtohet nga reshje shiu të herëpashershme/ Si parashikohet moti për këtë...

Vendi pushtohet nga reshje shiu të herëpashershme/ Si parashikohet moti për këtë të martë

41
0

Ditën e Martë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet do të jenë kryesisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në zonën e veriperëndimit, veçanërisht në qarkun Shkodër, priten reshje me intensitet mesatar deri lokalisht të lartë, të shoqëruara me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore të verilindjes, në lartësitë mbi 1500 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.