Ballina Kronika Regjistrohet viktima e parë nga moti i keq, punonjësi i Bashkisë gjendet...

Regjistrohet viktima e parë nga moti i keq, punonjësi i Bashkisë gjendet i pajetë në zonën e Plepave

58
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku është gjetur i pajetë Astrit Ishenai, 55 vjeç, punonjës i Bashkisë Durrës, i cili ishte raportuar i humbur prej dy ditësh.

Trupi i tij është gjetur i mbytur në një kanal, në zonën e Plepave, rreth 15 metra larg Marinës Detare.

Viktima ishte shpallur i humbur nga familjarët, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij kishin vijuar gjatë dy ditëve të fundit.

Njoftimi:

Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit.

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.