Nga Agron Shabani
Është stinë dirmi….Kudo përjashta mbanë të ftohët ose acar i madh.
Edhe përse (pse) pallati i shtypit është relativisht i madh dhe i ngrohur maksimalisht, ajo prap sikur ndjenë të ftohët.
Të ftohëtit vazhdimisht sikur i vije ( vjen) nga brenda.
Thonë se bota akoma vazhdon të mbajë frymën pas intervenimit, kapjes ( arrestimit), ekstradimit dhe burgosjes spektakulare ose senzacionale të Nikollas Maduros së Venecullës nga ana Presidenti Trump dhe trupave elite të ushtrisë amerikane në Karakas.
Kush e di….!?
Ka zëra që thonë se ajo nuk ka edhe aq shumë nevojë të ndihet si mbretëreshë e pallatit, por vetëm si një zonjë e vërtetë, e respektuar dhe admiruar nga të gjithë. Kaq.
Ndonëse, ka shumë vite ose dekada qëkur ajo ndodhët në toplistën e gazetarisë dhe publicistikës shqiptare në Kosovë dhe me gjërë.
Nëse i referohemi dhe përmbahemi etinomit ( etimologjisë) dhe infografisë së përgjithshme: Ajo jo vetëm që është yll ose shkëlqim i jashtëm në fushën e gjithëmbarëshme të mediosferës kosovare, por edhe motiv, simbol, sinonim, arketip dhe shkëlqim i brendshëm për koleget dhe kolegët e saj gjithandej.
Në istancë të fundit, se sa të bukur dhe të këndshëm jemi nga jashtë ( përjashta) kanë zgjedhur dhe vendosur Zoti dhe natyra së bashku me prindërit tanë, ndërkaq se të bukur, të këndshëm, të mençur, të zgjuar, të matur, të ekulibruar, kultivuar dhe të adhuruar jemi nga brenda, në të shumtën e rastëve zgjedhim dhe vendosim vet.
Kështu që ti si mëshkull ose burrë i vërtetë, nuk sheh asgjë të gabuar në artin ose bukurinë e saj të jashtme dhe të brendshme. Edhe atëherë kur Ajo shkruan, komenton, reflekton ose kollumnon në favor ose disfavor të Presidentes, Kryeministrit, liderit të opozitës, komandantit të luftës etj.
Në të kundërten, ndjenjat e brendshme, shpërthimet, ndrydhjet, frakturat e ndryshme, pezmatimet, përjetimet, intuita, imagjinata ose fantazia e gruas ( femrës) së bukur, të mençur (zgjuar), intelektuale dhe intelegjente: Përveç tjerash janë rezultat i cinizmit, injorancës, nebulozës, mediokritetit, stupiditetit, inferioritetit, naliciozitetit dhe dështimit të përgjithshëm ose të pjesëshëm të gjinisë mëshkullore për të njohur dhe kuptuar me mirë botën e brendshme dhe të jashtme të gruas ( femrës).
Në këtë prizëm gratë ( femrat) e bukura, të zgjuara, të mençura, intelektuale dhe intelegjente, shpeshherë i kthejnë burrat ose mëshkujt e ndryshëm ( që i shajnë, përqeshin, nënçmojnë ose ofendojnë) nepër gazeta, portale, rrugë, bibloteka, librari, teatro, amfiteatro, pulte transmetimi, borde të ndryshme dhe kështu me radhë, në kuaj, mushka, gomar, qen ose zagarë, duke menduar se janë watch dogs, tigra ose kuaj të tyre.
Në fund të fundit, mëshkujt ose burrat e vërtetë nuk i shajnë, nënçmojnë dhe ofendojnë kurrë pjesëtaret e gjinisë së bukur ose polit të butë.
Ka edhe zëra të atillë që thonë se ajo femër ( gruas) që i ngjyros buzët, dhe ia falë buzëqeshjen dikujt tjetër, ajo i falë shpesh edhe asetët ose pjesët tjera të trupit, shpirtit ose organizmit të saj. E sidomos ata ” burra” ose ata mëshkuj që dijnë shumë pak dhe nuk kuptojnë hiç- fare. Janë për gjynah të shkretit.
Italianët e përkushtuar, sentimental, sensual dhe romantik, thonë shpesh: “Mësohuni për t’ i njohur, kuptuar, vlerlsuar dhe respektuar femrat ( gratë) e bukura, intelektuale, intelegjente, eksklusive ose ekzotike, nëse nuk doni për t’ u berë përgjithëmonë robër ose skllevër të tyre”.
Femrat ( gratë) rëndomë falin shpesh, por nuk harrojnë kurrë, ndërsa, burrat ( mëshkujt) harronjë shpesh dhe nuk falin kurrë. Ky është dallimi.
Një digresion:
Kohë me parë Gadamer e ka publikuar një libër ose novelë interesante me titull “Dialogu dhe arti i shkrimit- poezia”…ku ka dëftuar se arti i shkruar poetik, letrarë, gazetaresk ose publicistik, është një bashkëbisedues i shkëlqyer,i kualifikuar, emancipuar dhe elokuent, i cili jep përgjigje, spjegime, koncepte, definicione, agjenda, narrativa, solucione, formulime, alternativa dhe interpretime të ndryshme diskursive dhe insubordinuese në domenin ( kontekstin) e përgjithshëm shkencorë, kulturorë ose akademik. Duke ofruar shëmbuj, citate, formula, narrativa dhe sinteza të kualifikuara, suplementare, komplementare, konvencionale, profesionale, intelektuale, intelegjente dhe të tjera përballë dilemava, tezave dhe antitezave të ndryshme.
Se këndejmi, gjithënjë sipas Gadamerit dhe dijetarëve të tjerë botërororë:” Çdo shkrim ose vepër letrare, gazetareske ose publicistike, parasegjithash është një forcë dhe enërgji e re që na detyron dhe obligon të levizim, interpretojmë, valëzojmë dhe vallëzojmë me notat, pentagramët, ritmët dhe taktët e saj.
Kjo për faktin se edhe koncepti filozofik si tërësi etike dhe metaestetike, ashtu sikurse arti i shkruar letrarë, kulturorë, gazetaresk ose publicistikë, mund të kalojnë pashmangshëm në një cikël dialogu ose bashkëbisedimi interpersonal- interaktivë në mes ndjenjave, emocionëve , mendimit dhe shpirtit të njohur krijues, stimulues dhe inovatorë.
Hegeli pohon se: ” Arti ( i pandarë nga feja ose religjioni) dhe filozofia ( e pandarë nga natyra, ose gjenealogjia dhe gjenialiteti i natyrës)- janë në fakt dy subjektët e vetme dhe kryesore të shpirtit suprem dhe absolut, për të cilat nuk ka kurrfarë vlere, peshe dhe rëndësie dallimi ose ndryshimi konceptual, parimorë, determinant ose paradigmatik në mes meje dhe në mes teje, apo në mes nesh dhe në mes jushë.
Në instancë të fundit: E dashura, e bukura, e veçanta ( e posaçmja), sublimja, madhështorja, relevantja dhe ekselentja, nuk qëndrojnë vetën në ligjët dhe rreugullat e vijimësisë, ose vazhdimësisë tekstuale, linguistike, teorike, konceotuale, ideologjike, semantike, semiotike etj…por edhe në diçka tjetër shumë me të madhe dhe me ambivalente se këto: Në leximin, kuptimin dhe interpretimin e jetës, botës, natyrës, kohës dhe ambientit tonë jetësorë ose shoqërorë përmes ngjarjeve, figurave, formulave, ekuacionëve, elementëve të ndryshme, numrave dhe shifrave të komplikuara shkencore ose metodologjike.
Kështu që edhe teksti ose gjuha letrare, gazetareske, publicistike ose analitike në raport me shprehjen e empatisë, simpatisë dhe antipatisë politike, partiake, konceotuale ose ideologjike ndaj dikujt, vazhdimisht sikur bartin një disonancë dhe acarim të vogël diskursivë, simetrikë, sintetikë, sintaksorë, morfologjikë, sematinkë, linguistikë, leksikologjikë dhe etiko- metaestetikë.
Në fakt po aq sa ka filozofi në art, po aq ka art në filozofi.
E sidomos atëherë kur sytë e saj për një çast ose moment të caktuar, kanë aq shumë zjarrë, zjarmi, prush krejt.
Sytë e saj si duket kanë parë, njohur dhe përjetuar gjithëçka ose shumkëçka. Edhe flakët e luftës. Dhe, çfarë lufte se!
Kurrë nuk bën të harrojmë se sytë e një femre (gruaje) të bukur, të mençur, të zgjuar, eksklusive dhe ekzotike, gjithëmonë kanë hapur ( çelur) me shumë varrë, dhembje dhe plagë të ndryshme, se sa të të gjitha luftërat ose fushëbetejat e mundshme të njerëzimit.
Hëmm..
Ka katër- pesë gjëra që burrat (mëshkujt) e vërtetë, sensual, intelegjent dhe romantik i adhurojnë mëse tepërmi: Pikturat, parfumët, muzikën dhe gratë ( femrat) e bukura, eksklusive dhe ekzotike.
Kjo nuk është empati dhe kurrfarë zbulimi shkencorë, por veç realitet, përjetim i brendshëm, tundim…
Ndaj, është shumë me mirë për t’ i dashur, njohur, çmuar, vlerësuar, ardhuruar, përkëdhelur, ledhatuar dhe respektuar femrat (gratë) e bukurura, eksklusive, ekzotike, intelektuale dhe intelegjente, se sa për t’ u bërë robër ose skllevër të tyre.
Kështu që edhe edhe ajo sikur e vënë një lugë mjaltë ose marmelatë në maje të gjuhës dhe flegëra të buzëve për të bërë të vuajnë si robër ose skllevër të saj, edhe djallin ose satanin që i mbanë të ndrydhur dhe të mbyllur brenda dhëmbëve dhe buzëve të saj.
U mor vesh se një femër ( grua) e bukur, e mençur, intelektuale dhe intelegjente, nuk është krijuar vetëm për të qenë objekt epshësh dhe kënaqësishë orale- erotike, por edhe për të qenë subjekt dhe simbol i jetës, lumturisë, respektit dhe adhurimit ( admirimit) global ose universal.
Edhe sytë e saj për një çast sikur shohin dhe lexojnë atje dikund lartë përtej pallatit….në trupin, zemrën dhe shpirtin e një burri ose mëshkulli të vërtetë i cili i ka njohur dhe pranuar edhe lojën, edhe rrezikun.
Burrë ose mëshkull i vërtetë në sytë e saj, sikur është ai që i pranon femrën, bukurinë, simpatinë dhe dashurinë edhe si art, edhe si luftë, edhe si triumf, edhe si lumturi.
Në instancë të fundit, nuk ka femër ( grua) që shkon në kinema, politikë, gazetari, operë, dramë ose teatër, dhe nuk ka deshirë për t’ u bërë pjesë, detal, ose segment i tyre. Sëpakut si aktere, aktore ose personazhe e ngjarjes dhe ndodhjes,
Femrat( gratë) e bukura, të zgjuara, intelektuale dhe intelegjente, nuk kanë aq shumë nevojë dhe aspak merak për çdo mëshkull, ose për çdo burrë, por vetëm për një mëshkull (burrë) të vërtetë që i bën të ndjehen të kënaqura, të lumtura, të mbrojtura dhe respektuara.
Të jetosh në harmoni me ligjët e Zotit dhe natyrës, si dhe me deshirat dhe kërkesat e gruas, ky thonë se është çelësi lumturisë jetësore edhe për mëshkullin( burrin) edhe për femrën ( gruan), Animus – Anima, ose Anima- Animus.
Kjo për faktin se po aq sa ka diçka mëshkullore në botën, jetën, intimitetin dhe spontanitetin e gruas ( femrës), po aq ka një diçka femërore në jetën, botën, intimitetin, sentimentin, psiçikën dhe autenticitetin e mëshkullit.
Në të kundërten, është gjë e këndshme, përjetim, satisfakcion dhe ndjenjë e veçantë, të jeshë burrë i urtë, i ardhuruar dhe respektuar, ndërkaq është shumë keq të mos jesh mëshkull ose burrë i vërtetë në sytë e një gruaje ( femre) të bukur, të dashur, intelektuale dhe intelegjente.
Nga këtu si duket edhe lindë pyetja e pashmangshme: Vallë përse ( pse) prodhimi i femrave ( grave) të bukura, të mençura, intelektuale dhe intelegjente, është shumë me i madh, apo shumë me i lartë në raport me numrin e burrave ( mëshkujve) që i meritojnë ato?
Dikush do thotë se gratë( femrat) e bukura janë dhuratë dhe mrekulli e Zotit, artit dhe natyrës, ndërsa femrat( gratë) e mençura, të zgjuara, të dashura, fisnike, intelektuale dhe intelegjente, janë prodhim i prinërve dhe rezulat i shkencës.
Në këtë sfond sipas Hegelit dhe Niçës (Nietzsche) : Bukuria, dashuria dhe mençuria e gruas për mëshkullin (burrin) nuk janë vetëm dhuratë, por edhe dehje shpirtërore ose emocionale, ryshfet dhe huazim.
Gratë ( femrat) janë si lulet…kështu që nëse ju nuk i punoni, vadisni dhe i ndukni ( shkulni) përdhunshëm nga kopshti: Ato vetëm të shpërblejnë ( blatojnë) me aromë të këndshme dhe nektar të bukur.
Pa i harruar këtu studimet, analizat dhe interpretimet e kualifikuara, elokuente, profesiinale dhe intelegjente të femrës ( gruas) si nënë, si motër, si grua ( bashkëshorte), si kunatë, si politikane, si gazetare, shkrimtare, analiste, kollumniste, publiciste, profesoreshë univerziteti, artiste, juriste, mjzikante, kulturologe etj.
Nejse….!







