Ballina Aktualitet E paprecedentë në Durrës! Makina e ushtrisë shkon të ndihmojë banorët, por...

E paprecedentë në Durrës! Makina e ushtrisë shkon të ndihmojë banorët, por ngec në ujë

41
0

Një automjet i ushtrisë, i cili ndodhej në zonën e Katundit të Ri në Durrës, ndër më të prekurat nga reshjet e shiut, ka ngecur në ujë pas nisjes për të ndihmuar banorët e zonës.

Sipas raportimeve nga ky rajon, makina e ushtrisë ka ngecur në ujë dhe më pas është ndihmuar nga një traktor i banorëve për të dalë sërish në rrugë.

Situata në Katundin e Ri paraqitet si një ndër më të vështirat në Durrës, me shumë banesa të prekura nga uji dhe rrugë të bllokuara.