Skiatori i Francës, Clement Noël, ka arritur fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Botës.
Clement Noël zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:43,05 minuta, me kohën më të mirë për 12 qindtat se finlandezi Eduard Hallberg.
Paco Rassat nga Franca doli në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 37 qindtat se fituesi i garës në Qendrën e Skive nën dritat e reflektorëve në Madonna di Campiglio.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Odermatt kryeson me 855 pikë, pasojnë Schwarz (451), Pinheiro Braathen (408).
Në sllallom, Haugan prin me 285, i ndjekur nga Noel (282) e Rassat (240).
Renditja
1. Clement Noël (Franca) 1:43,05
2. Eduard Hallberg (Finlanda) +0,12
3. Paco Rassat (Franca) +0,37
4. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +0.40
5. Eirik Solberg (Norvegjia) +0.47
6. Timon Haugan (Norvegjia) +0.48
6. Armand Marchant (Belgjika) +0.48
8. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0.50
9. Steven Amiez (Franca) +0.54
10. Tanguy Nef (Zvicra) +0.58



