Ballina Politika “Kupola e PS-së ka vdekur”, Ahmetaj godet qeverinë: Shqipëria tani në duart...

“Kupola e PS-së ka vdekur”, Ahmetaj godet qeverinë: Shqipëria tani në duart e 15 oligarkëve

60
0

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se i pari që e ka njohur shumë mirë Edi Ramën ka qenë Ditmir Bushati. Në një emision televiziv, ai i kërkoi falje, pasi sipas tij, e paralajmëroi se Rama ja ka falur shtetin krimit. Ahmetaj ka treguar se pse u rikthye në qeveri pas largimit si ministër i Financave.

Ahmetaj: Kemi bërë një diskutim me Ditmir Bushatin në 2019-ën dhe kam rënë dakord pjesërisht me Ditmirin. E para ishte që ky është i padenjë të drejtojë shtetin. Këtu bie dakord. Dhe kur më tha, po pse u ktheve? Thashë u ktheva për njerëzit në rrugë, nuk u ktheva për atë. Më ka ardhur në zyrë, në zyrën, në zyrën time të vogël, aty, ministër shteti dhe ka thënë, të lutem, bëje edhe, se po falimentojmë, merru edhe me pandeminë.

-Kush të ka ardhur në zyrë, Rama?

Kreu i organizatës.

-Tek zyra jote e vogël?

Po, të vockël, zyrë e vogël. Dhe i kërkoj të falur Ditmirës dhe më tha, ky ja ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Kam qenë naiv unë. Nuk e kam pranuar. Kjo është falja tjetër që i kërkoj shqiptarëve. Sigurisht. Por ndër vite, 21 pastaj, 20, 21, 22, 23, 24, 25, nuk është se i ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Ky e ka kthyer shtetin privat në dorë të karteleve. Zoti Peka, paraja, paraja e drogës ka larguar klasën, e ka masakruar klasën e mesme në Shqipëri.