Ballina Politika “Lubia, hajdutja më të madhe në historinë e kombit!” – Berisha: Kryeministri...

“Lubia, hajdutja më të madhe në historinë e kombit!” – Berisha: Kryeministri do të ishte gati ta helmonte

44
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi gjatë konferencës së sotme për mediat se Edi Rama është i aftë të bëjë “çdo krim” për të mbrojtur veten e tij.

Sipas Berishës, pas veprimeve të Ballukut qëndron vetë kryeministri.

Ai e cilësoi zëvendës kryeministren e pandehur si “hajduten më të madhe” në historinë e kombit pas Edi Ramës dhe se për tenderin e tunelit të Llogarasë, për të cilin është marrë zyrtarisht e pandehur, ka vepruar në shërbim të kryeministrit.

“Rama po mbron Ballukun në aparencë…për t’u përgjigjur me fjalët e…se ku e lexova. Ai do të ishte gati ta helmonte në mesnatë atë po të mos kishte dosjen e vet. Në këtë aspekt, SPAK edhe mund të lëshojë ndonjë urdhër mbrojtjeje sepse ai është i aftë të kryejë çdo krim për të mbrojtur veten e tij. Në fakt Lubia është hajdutja më e madhe në historinë e kombit pas Ramës, por për tunelin e Llogarasë është shërbëtore e tij. Vetëm se ka firmosur atë që i ka thënë. “, tha Berisha.