Ballina Politika Mesazh i fortë nga Uashingtoni për SPAK në Tiranë: Luftë karteleve të...

Mesazh i fortë nga Uashingtoni për SPAK në Tiranë: Luftë karteleve të drogës dhe lidhjeve të tyre me këdo e kudo qofshin

31
0

E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, ka zhvilluar ditën e sotme takime me kreun e ri të SPAK Klodjan Braho, dhe kreun e BKH, Joni Keta.

Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA shkruan se, mesazhi i Presidentit Trump dhe Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio është i qartë, luftë karteleve të drogës dhe lidhjeve të tyre me këdo e kudo qofshin

Ajo theksoi se SHBA do të përballet me kartelet e drogës kudo që ato veprojnë, duke nënvizuar angazhimin për mbrojtjen e interesit dhe sigurisë kombëtare amerikane, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit.

Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio:

‘Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.’ Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.