Ballina Aktualitet “Nuk na mbyti shiu, na mbyti korrupsioni”, qytetarët e Durrësit protestojnë pas...

“Nuk na mbyti shiu, na mbyti korrupsioni”, qytetarët e Durrësit protestojnë pas përmbytjeve. Përplasje me policinë

47
0

Qindra qytetarë të Durrësit kanë dalë në protestë për përmbytjet e përsëritura që kanë prekur banesat e tyre.

Protestuesit kanë bllokuar disa kryqëzime kryesore dhe më pas kanë marshuar drejt Bashkisë, duke brohoritur thirrje si “Mbani përgjegjësi” dhe “Nuk na mbyti shiu, na mbyti korrupsioni”.

Prej tre ditësh, qyteti i Durrësit dhe rrethinat e tij po përballen me përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve intensive. Uji ka pushtuar shumë zona, rreth 900 banesa janë përmbytur dhe disa familje janë evakuuar në ambientet e Kavalishencës.

Protestuesit në Durrës janë përplasur me policinë, në protestën që u mbajt pas përmbytjeve masive që kanë përfshirë qytetin dhe zonat përreth.

Banorët kanë shprehur shqetësimin pasi banesat e tyre janë nën ujë, po ashtu edhe shumë biznese përballen me probleme.

Nga pamjet shihet momenti kur banorët tentojnë të hyjnë me forcë në bashki dhe përplasen me policinë.