Ballina Politika Berisha: Arben Ahmetaj i bëri autopsinë Ramës, tregoi se si karteli Troplini...

Berisha: Arben Ahmetaj i bëri autopsinë Ramës, tregoi se si karteli Troplini ka zonën e tij të lirë ekonomike

91
0

Në tryezën e PD me partitë e tjera opozitare, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i ka bërë “autopsinë” Edi Ramës, duke denoncuar lidhje të rënda korruptive të qeverisë.

Berisha akuzoi Ramën se ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij dhe se 90 për qind e fondeve publike, nga taksat e qytetarëve, janë vjedhur ose shpërdoruar sipas KLSH dhe Bankës Botërore.

Ai përmendi shembjen e veprave publike, zhdukjen e qindra milionë eurove si rasti i djegësit të Tiranës dhe abuzime masive në tenderë. Berisha foli për tenderë me çmime shumëfish më të larta, përfshirë kompjuterë, kamera policie dhe projekte të dyshimta të “smart city” dhe inteligjencës artificiale.

Sipas tij, karteli Troplini ka krijuar një zonë të lirë ekonomike në Durana, ku ndërmarrjet regjistrohen pa taksa dhe kontrollohen nga ky grup.

Berisha akuzoi prokurorët për heshtje dhe bashkëpunim me qeverinë, duke deklaruar se kryeministri kontrollon drejtësinë.

FJALA E BERISHËS:

Edi Rama ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij.

Nga 67 miliardë euro taksa të qytetarëve, po të zbresim 8 miliardë euro rroga në 12 vite, pjesa tjetër është vjedhur dhe shpërdoruar në masën 90 përqind sipas KLSH dhe BB.
Shikoni se çfarë ndodh, të gjitha punët publike të tyre shemben sikur janë prej kartoni dhe jo prej betoni.

Po këto janë ato që duken, po qindra e qindra milionë të tjera janë zhdukur me 98-100 përqind, siç është djegësi i Tiranës.
Miq, në vitin 2013 në shkollat e Shqipërisë ka pasur 25.600 kompjuterë. I zhdukën.

Dhe në tenderin e ri që ka bërë kunati i bashkëshortes së Edi Ramës, ka sjellë kompjuter me çmim 10 herë më të lartë se në dyqanet perëndimore.
75 milionë euro ishte tenderi për përmirësimin e inteligjencës artificiale, e cila nuk ekziston në Shqipëri.
Pra, sikur ajo ekziston dhe duhet ta përmirësojmë.

Dhe para dy javësh urdhëroi ministrin e financave që t’i disbursojë baxhanakut 25 milionët e fundit.
15 mijë euro kamera e trupit të policit. Smart city, smart vjedhja.

E paimagjinueshme.
15 euro kushtonte kapelja e policit për policin suedez. 300 euro për policin shqiptar.

Dhe ai që ka bërë tenderin kalon nga një studio në tjetrën duke bërë moral për Edi Ramën.

Nuk ka qenë ndonjëherë më i poshtëruar ky popull se sa sot.

Një mori hajdutësh paguhen për të kaluar çdo natë për të mashtruar shqiptarët. Për të glorifikaur të keqen, për të demonizuar opozitën për faktin e vetëm se qëndron kundër kësaj qeverie.
Ju e dëgjuat ndoshta autopsinë që i bëri mbrëmë ish-zëvendëskryeministri, i cili ka burimet, por ka guximin e madh t’i bëjë publike ato.

Se ato që i denoncoi ai, i dinë shumë zyrtarë të tjera, por ai ka guximin t’i bëjë publike.

Ju e dëgjuat se si karteli Troplini ka zonën e lirë ekonomike.

Shkoni në Xhafzotaj po të doni, Xhafzotaj është domen i Troplinëve. As miza nuk lëviz dot aty pa Troplinët.

Dhe ky ka zgjedhur Duranën, pa kufi fare, sa të duan Troplinët, për të çuar ndërmarrjet pa taksa, të cilët do u paguajnë taksa Troplinëve.

Për të listuar ndërmarrjet që do Troplini aty të regjistrohen dhe pa taksa. Durana.

Nuk ka një kryeministër tjetër në botë që të bëjë këto që bën ky. Dhe rezultati kërkon ta marrë peng në Zvicër. Ta sjellë këtu.

Bashkëpunëtor në krim me të janë ata prokurorë që heshtin para kësaj situatë.

Po ata i kontrollon ky, Altin Dumanin e ka në xhep ky, e ka një mercenar të vetin.