Ballina Sport “Dramë” në “San Siro”, Genoa ndal Milan, feston edhe Inter, Allegri: Më...

“Dramë” në “San Siro”, Genoa ndal Milan, feston edhe Inter, Allegri: Më vjen keq, nuk ishim të qetë

37
0

Në “San Siro”, tifozët e “djallit” përjetuan emocione të forta, fundi ishte dramatik, por është e vështirë për t’u kuptuar nëse pas Genoa-s festuan apo u pikëlluan, fakt është që dolën me vetëm 1 pikë pas barazimit 1-1, ndërsa shohin që Inter, rivali i tyre i përjetshëm, shkëputet në krye me 3 pikë. Ekipi i Allegrit nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë, të paktën në fazën sulmuese, kjo edhe për meritë të Geona-s, me ekipin e De Rossi-t që luajti me kokën lart, si i barabartë.

Në minutën e 29-të ishte Lorenzo Colombo, një lojtar në pronësi të “djallit” që i ndëshkoi me një goditje të saktë brenda në zonë. Milan hasi vështirësi në pasin final, në total tentuan 32 herë, tetë prej të cilave ishin në kuadrat, por pa sukses. Në fraksionin e dytë, në minutën e 58-të, Pulisic u përpoq të imitonte Maradona-n, ku me një prekje të topit me dorë e dërgoi në rrjetë, por gjyqtari i takimit, me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka.

Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 92-të, Leao me kokë, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Me Milan të hedhur përpara në sulm, në përpjekje për të gjetur golin e fitores, Geona me një zbritje të shpejt në sulm fitoi një 11-metërsh në minutën e 97-të. Nga pika e bardhë, Stanciu goditi keq, me topin që përfundoi mbi traversë duke i falur në këtë mënyrë një pikë Milan, por të paktë ishin tifozët kuqezi që festuan, të vetëdijshëm se ky nuk ishte momenti i duhur për të lënë pikë brenda në “San Siro”.