Statistikat e 8 viteve/ Durrësi pati më shumë reshje dhe më pak përmbytje. Çfarë e ndryshoi situatën që solli katastrofën? IGJEUM e përjashtoi Durrësin nga zona e rrezikut për datat 5 dhe 6 janar 2026.
Instituti i Gjeoshkencës në datat 5 dhe 6 janar nuk e kishte të përfshirë Durrësin në hartën e rrezikut të përmbytjeve, pasi edhe në parashikimet meteorologjike, ky qark cilësohej me reshje me intesitet mesatar. “Sot pasdite (e hënë, dt. 05) dhe nesër (e martë, dt. 06) priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve”, përshkruan IGJEUM, në buletinin “mbi rreziqet natyrore”.

Përmbytje e befasishme
Durrësi, krejt befasisht në mbrëmjen e 5 janarit dhe më datë 6 përfshihet nga përmbytjet masive, nga zona e Porto-Romanos, Ish-këneta, Spitalla dhe mbi 80 % e pjesës urbane përfundoi nën ujë.
“Shirat patën kapacitet të lartë dhe kohëzgjatje të lartë”, tha kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, mbrëmjen e 6 janarit, ndërsa Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu justifikoi situatëm me reshjet e dendura. Ai tha: “…që në orët e para të mëngjesit situata meteorologjike në Durrës dhe Lezhë ka qenë mjaft intensive, mbi 110 mm rënie vetëm në zonën e Durrësit”.
Meteorologët japin një tjetër shifër, disa herë më të ulët se deklarimet e ministrit. “Durrësi e përligj ujin e ditës së djeshme (shënim; data 6) nëpër rrugë për shkak të intesitetit të lartë të reshjeve. Pati diku tek 23 mm në 15 minuta, që përligj për këtë kohë praninë e ujit nëpër rrugë, por nuk përligj vijimin e ujit nëpër rrugë. Uji nuk kullon sepse diçka dhe dikush e ka bllokuar”, tha meteorologia Tanja Porja.
Sasia nuk justifikojnë përmbytjen
Durrësi është rasti për t’u marrë në studim. Arsyet e përmbytjeve të mëdha, sidomos në dy zona ish-Këneta dhe Spitalla, sipas ekspertëve nuk lidhet me sasinë e reshjeve me intesitet të lartë, por nga bllokimi i dy kanaleve kryesore kulluese dhe zhvendosja e hidrovorit të ri në një kuotë të lartë, që bën të pamundur tëheqjen e ujit në sasi dhe kohë. Faktoje.al krahasoi të dhënat ndër vite të reshjeve të shiut për Durrësin dhe nëse në periudha me intesitet të lartë reshjesh ka pasur ose jo përmbytje. Në referim të faqes së njohur të shërbimit meteorologjik www.weatherandclimate.eu, e cila mbledh të dhëna statistikore për shumë qytete nga shtete të ndryshme në Europë, Durrësi nuk renditet ndër qarqet me intesisitet shumë të lartë reshjesh.

Në vitin 2018 rezulton se në datat 5 dhe 6 mars 2018 Durrësi u përfshi nga reshje shumë të dendura shiu, duke shënuar 44 mm shi në një ditë dhe në total brenda këtij muaj 175 mm shi.
Përmbytje pati vetëm në zonën qytetase për disa orë në lagje të ndryshme në Durrës, me prani uji në rrugë. Zona e Spitallës dhe ish-Kënetës nuk rezulton e përmbytur, raportohet për prani uji, por jo për dëme nëpër banesa.

Gjithashtu në katër muaj të vitit 2024, veçanërisht në prill-maj dhe shtator-tetor, Durrësi ka pasur reshje me intesitet të lartë, duke shkaktuar përmbytje të përkohëshme në zonën qytetase, ndërsa nuk u konstatuan dëme dhe përmbytje masive në Spitallë e ish-Kënetë.
Nga krahasimi i të dhënave nga viti 2028-2025, përmbytjet në Durrës kanë njohur ndryshim. Nëse më parë kishte prani uji në qytet në rrugë të ndryshme për disa orë, tashmë në përmbytjet e fundit ka ndryshuar shumëçka dhe arsyet sipas eskeprtëve lidhen si me funksionimin jo të plotë të hidrovorit ashtu edhe me bllokimin e dy kanaleve kulluese. Referuar të dhënave, për disa ditë në vitet 2018, 2019 dhe 2024 ka pasur reshje me intesiitet shumë më të lartë sesa datat 5-6 dhe 7 janar të këtij viti, por përmbytjet nuk kanë qenë masive.

Përfundimi
Në kulmin e përmbytjeve, në mbrëmjen e 6 janarit 2026, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako deklaruan për reshje me kapacitet dhe intesitet me jashtazakonisht të lartë. Deklaratat e tyre do i klasifikojmë si të pavërteta, bazuar në verifikimit e të dhënat zyrtare të IGJEUM dhe qëndrimeve të meteorologëve mbi intesitetin e reshjeve, se këto data reshjet kanë qenë në intensitet mesatar./Faktoje.al/



