Zjarri madh që përfshiu mbrëmjen e djeshme, 8 janar, tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ka lënë pas pasoja të rënda materiale, ndërsa sot nga zona shihen ende shtëllunga të mëdha tymi.
Ndërkohë shtëllungat e tymit mbi treg vijojnë ende, siç tregojnë edhe pamjet e transmetuara live.
“Unë jam e dëmtuara më shumë, këto mund të ishin shpëtuar”, shprehet një zonjë.
Ndërsa një tjetër i cili shprehet se kishte dyqanin më të vogël në treg, e megjiithatë dëmet i arrijnë mbi 200 milionë lekë.
“Kam patur dyqanin më të vogël, më tepër se 200 milionë lekë. Unë jam më i vogli, shes çorape e geta. Kemi vajtur tek sigurimet, me këto lloj ndërtimi këtu nuk sigurohet asnjë gjë.”, shprehet ai.
Paraprakisht hetuesit dyshojnë se shkak i zjarrit është bërë një shkëndinjë elektrike.
“Kjo mbetet për t’u parë pasi deri në këto momente prevalon kjo pistë e shkëndinjës elektrike, që ka nisur nga njëri prej dyqaneve dhe më pas është transferuar tek bizneset e tjera.”, u shpreh Bajraktaraj.
Një dëm i madh mjedisor
Jo vetëm dëme materiale për tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë treg, por incidenti ka shkaktuar edhe dëme të mëdha mjedisore.
“Në afërsi të tregut ka ambiente, pallate, shtëpi të qytetarëve dhe patjetër gjatë mbrëmjes së djeshme ka patur ndotje të mjedisit, të ajrit, pasi shtëllungat e tymit krijuar në re të madhe në qiell duke u shpërndarë në zonat e tjera të Tiranës”, tha Bajraktaraj.
Ndërkohë, sa u përket bizneset që janë dëmtuar jo nga zjarri direkt por nga nxehtësia e shkaktuar prej tij, nuk ka patur dëme të mëdha në krahasim me bizneset në brendësi të kapanoneve. Janë dëme më të vogla, të cilat tanimë autoritetet përkatëse janë duke i verifikuar. Shumë tregatrë kanë ardhur herët në mëngjes për të nxjerrë atë pjesë të mallit që ndodhta mund të ketë shpëtuar.







