Ballina Politika “Ergys Agasi largoi 3 ministra të Brendshëm” – Berisha: Anëtarët e qeverisë...

“Ergys Agasi largoi 3 ministra të Brendshëm” – Berisha: Anëtarët e qeverisë e drejtorët janë të lidhur “këmbë e xhep” me klanet e drogës

51
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Edi Rama, me politikat e tij, e ka kthyer Shqipërinë në një rrezik për Evropën dhe qytetarët shqiptarë.

“Zhvillimet e këtyre dy viteve të fundit kanë faktuar se trafikantët shqiptarë të kokainës, përcaktojnë çmimin e këtij e helmi në Evropë dhe çmimin e përcakton ai që sjell më shumë dhe aksioner më të mëdhenj janë bashkëpunëtorët e Ramës, Franc Çopja dhe grupe të tjera që ne as nuk i dimë. Në Paraguai, një super trafikant Diego Benitez, që disponon 350 ton kokainë në vit bashkëpunon me 41 klane shqiptare.

Ju garantoj se po kaq famëzi sa janë në Evropë klanet shqiptare të drogës me mbështetje nga qeveria, janë, edhe koha do të provojë, edhe në SHBA, Australi e vende të tjera. Janë bërë sot transportuesit kryesorë të kokainës. Miliardierë më të shumtë të kokainës. Kurse qytetarët shqiptarë përjetojnë një narkodiktaturë, diktojnë rezultatin e zgjedhjeve. Kanë futur në parlament 28 deputetë, me listë, ato marrin çdo vendim dhe emërojnë çdo ministër. Ergys Agasi për llogari të bandave dhe të tij ka larguar nga detyra 3 ministra të brendshëm. Njeriu më i afërt në çdo aspekt i Ramës.

Që merrte pengje për Edi Ramën dhe që organizon t’i sjellë peng edhe Ahmetajn për shkak të denoncimeve që i bën ai nga Lugano. Ky regjim e ka shndërruar Shqipërinë në një rrezik për Evropën. Ministrat, drejtori i policisë, drejtorë agjencish janë që të gjithë të lidhur këmbë e xhep me klanet e drogës sepse padrinoja i vendit e konsideron drogën si rrugën e zhvillimit. Ka shndërruar Shqipërinë në lavatriçen më gjigante të larjes së parave të drogës në Evropë. Ka sot treguesin e ndërtimit 300% më të lartë se mesatarja e BE. Çmimet janë stratosferike dhe ndërtimet nuk kanë të ndalur. Ky vend nse Maduro ka detyruar 20 përqind  të venezuelianëve të largohen, Rama ka detyruar mbi 43% të largohen nga Shqipëria. Sot shqiptarët janë treguesin e lindshmërisë më të ulët në botë për shkak të emigracionit sipas OBSH. Kanë rënien më të madhe të popullatës. Kombi është në rrugën e zhdukjes. Edi Rama ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij.”, tha Berisha.