Ballina Aktualitet “Kjo nuk është më akuzë, por provë”,Hoxha: Ahmetaj i dha SPAK-ut jo...

“Kjo nuk është më akuzë, por provë”,Hoxha: Ahmetaj i dha SPAK-ut jo indicie,por hartën e plotë të organizatës kriminale

77
0

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën e katërt, ka pikturuar një tablo të zymtë të qeverisjes, duke e cilësuar atë si një “sipërmarrje kriminale” me në krye, vetë kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Artan Hoxha shprehet se nga rrëfimi i Ahmetajt, shihet qartë se ai nuk po flet më si një i akuzuar, por si një dëshmitar nga brenda sistemit, duke i ofruar drejtësisë një “hartë” të plotë të funksionimit, financimit dhe aktorëve kyç të kësaj organizate.

Ndryshe nga intervistat e mëparshme, këtë herë thekson Hoxha, rrëfimi i tij është i detajuar, duke i dhënë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) jo vetëm indicie, por një tablo të plotë të rrugës që duhet të ndjekë për të gjetur provat.

Intervista e Ahmetajt, shton ndër të tjera gazetari Hoxhaj, shihet si një dekonspirim i plotë i mënyrës se si mazhoranca aktuale ka uzurpuar pushtetet, ka marrë nën kontroll paranë publike dhe ka ndërtuar një sipërmarrje ku politika është kthyer në një instrument krimi. Deklaratat e tij nuk janë thjesht një sulm politik, por një dosje e gatshme që sfidon drejtpërdrejt sistemin e drejtësisë.

Në fakt për mua Arben Ahmetaj, duket sikur po na flet nga brenda sistemit. Është një sondë, e cila ka sonduar, ka sunduar, po na sjell imazhet një nga një, pra nga intervista e parë deri sot, madje intervista e fundit duket sikur kompletohet dhe hedh dritë edhe tek e para. Narrativa e Arben Ahmetajt që nga momenti i parë kur ai ka folur, është e qartë. Ai ka vizualizuar si kreun e organizatës Edi Ramën. Po. Pra, zëvendëskryeministri i Shqipërisë thotë që në Shqipëri ka një organizatë kriminale. Unë e them nga bota tjetër duke u nisur nga bota e nëndheshme, ai e thotë duke qenë aty sipër, pra në Olimp. Pra, në këtë vend ka një organizatë kriminale. Ajo është organizata kryesore që mban peng sot vendin. Dhe ajo ka një, ka një kokë, ka një krye. Dhe kreu i organizatës, në këtë rast, kryeministri i vendit, me mënyrën se si Ahmetaj e ka zbërthyer atë, duke e njohur nga brenda. Pra duke evidentuar një pas një, ku janë, nga buron fuqia e kësaj organizate, si financohet ajo.

Pra ai bëri vetëm një përshkrim dje dhe e tha. Po ta vësh re te tre intervistat e kaluara ai thoshte, kur të më vijë kujtesa. Këtë radhë jo vetëm që e kishte kujtesën ekselente, po e kishte të detajuar. Në pamje të parë, ai i ka dhënë SPAK-ut, pra, edhe mënyrën se si duhet ta kërkojë provën dhe se ku gjendet prova. Pra, jo thjesht i ka dhënë një indicie, por ja ka dhënë të gjithë tablonë. Dhe mënyra se si ai e krijon këtë narrativë, duke treguar se si funksionon kjo mazhorancë, se si arriti nga fillimi dhe deri sot, t’i uzurpojë një nga një pushtetet, ta marrë gjithçka nën kontroll, mbi të gjitha të kontrollojë paranë dhe duke kontrolluar paranë, kontrollon botën e mbidheshme dhe të nëndheshme.

Dhe duke e kthyer të gjithë sipërmarrjen, pra nga një sipërmarrje politike, tashmë ne kemi një sipërmarrje kriminale. Arben Ahmetaj dje foli në dy rrafshe, rrafshin politik dhe rrafshin penal. Por pa dashur, i bëri të dyja bashkë sepse ato tashmë janë bashkuar. Dhe nëse ne dikur nuk e ndanim dot qartë një… te emisioni i Çimit e kam përdorur dhe më shpesh si shprehje, që një nga njerëzit e botës së krimit në 2014-ën më pati thënë, ne paskemi qenë idiotë. Ne merreshim vetëm me trafik narkotikësh. Ndërkohë ky zotëria po na bën biznesmen. Dhe ti sot nuk e ndan dot ku mbaron trafikanti dhe ku fillon biznesmeni. Sepse i ka bërë bashkë.

Dhe përveçse ata po bëjnë këtë para, pra me paratë e krimit i kanë investuar në ekonomi, po ata kanë marrë paratë e taksapaguesve shqiptarë, kanë marrë buxhetin e shtetit sot dhe e kanë nën kontroll buxhetin e shtetit. Bashkë me pasuritë publike. Sot Ergys Agasi nuk kishte problem se po ndihmonte botën e nëndheshme të përfitonte nga pushteti. Përkundrazi, Ergys Agasi po merrte paratë e pushtetit dhe po ja vinte në funksion botës së krimit. Arben Ahmetaj dje na identifikoi këtë gjë dhe na tha edhe gjeografikisht, shkoni në filan vend.Shkoni në Shkozet tha atje gjeni Duranon.

Çfarë ishte Durana? Shkoni në Porto Romano dhe gjeni Ivan Savvidis, se dhe po e shikoja. Ivan Savvidis në listën e re që nxori Forbes tani në janar, është diku tek 1.7 miliardë dollarë. Është njeriu që kontrollon portin e Selanikut në Greqi, është një ish-deputet rus, është mik i afërt i Putinit dhe ka interes direkt që ai porti i Porto Romanos të jetë nën ndikimin e atyre dhe të jetë sa më i vogël i mundshëm.Çfarë tha Arben Ahmetaj dje? Porti i ri tha, është katër herë më i vogël se porti që kemi dhe gjithë infrastruktura e tij është fare minore në krahasim me atë që kemi. Për më tepër tha ne rrezikojmë të ngelem pa port fare. Pra po ngelem pa port fare. Dhe çfarë kemi ne sot? Ku jemi ne sot? Shkon në Vlorë dhe s’ke port. S’ke port, shkon një takraf atje, ka pas vinça dikur atje. Pra ne po humbim ajo që quhet infrastruktura nevralgjike për zhvillimin e vendit, nuk është thjesht siguri kombëtare.