Ballina Kronika Sherr në burgun e Reçit/ Astmer Bilali dhunohet nga Mikel Thani

Sherr në burgun e Reçit/ Astmer Bilali dhunohet nga Mikel Thani

78
0

Dhunohet në burgun e Reçit në Shkodër Astmer Bilali, anëtar i klanit kriminal Bajri, i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018.

Ai fillimisht është goditur nga Mikel Thani, i akuzuar për plagosjen e prindërve të ish-të fejuarës së tij dhe mbesës së tyre të mitur.

Të dy të paraburgosurit janë përleshur dhe kanë mbetur të dëmtuar. Bilali dhe Thani janë transferuar në spitalin e burgut.