Ballina Sport Trajneri i klubit anglez ndjen rrezikun e largimit të lojtarit shqiptar

Trajneri i klubit anglez ndjen rrezikun e largimit të lojtarit shqiptar

23
0

Anis Mehmetit i përfundon kontrata te Bristol Siti, pas këtij përfundimi. Kështu nuk do të jetë çudi nëse kartoni i tij shitet këtë muaj, nëse rinovimi nuk vjen.

Për situatën në fjalë ka folur trajneri Gerhard Struber.

Ky i fundit u pyet konkretisht për Zak Byner, por gjithashtu e përfshiu edhe Mehmetin më pas në fjalën e tij.

Mehmeti mbushi sot 25 vjeç dhe ofertat për të nuk mund të mungojnë. Sipas tij është në dorën e klubit të Bristol Sitit, që ta bindë sulmuesin e Kombëtares.

“Do të them para së gjithash se jam vërtetë, vërtetë shumë i kënaqur me të dy këta lojtarë. Zaki dhe Anisi kanë bërë një diferencë shumë të madhe në muajt e fundit sa u përket paraqitjeve, dhe kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne.

Sidomos Zaki. Ai është fytyra e klubit; është rritur këtu dhe ka kaluar një periudhë shumë të rëndësishme në këtë klub.

Sigurisht, dëshira ime e madhe është që të arrijmë një marrëveshje për kontratën, dhe do të thosha se Zaki ka aktualisht një ofertë vërtetë të mirë në tavolinë. Të njëjtën gjë mund ta them edhe për Anis.

Ata e dinë çfarë kanë këtu me ne, me këtë klub. Ata e dinë gjithashtu se si përshtaten me identitetin tonë të futbollit, dhe mendoj se në shumë drejtime do të isha i lumtur, por edhe ata do të ishin të lumtur, nëse vazhdojmë këtë rrugë dhe këtë projekt edhe për pak më gjatë. Në të njëjtën kohë, futbolli është edhe pak biznes, dhe sigurisht, kur ke paraqitje si ato që ata kanë pasur në muajt e fundit, është krejt e qartë që klube të tjera të trokasin në derë për Anisin apo për Zak Vyner.

Shpresoj që ta ndjekim këtë rrugë me ta deri në sekondën e fundit këtu në verë, por jo gjithçka është në duart e mia apo në duart e klubit. Gjithsesi, shpresoj për këtë dhe shpresoj që të kemi një periudhë të suksesshme në muajt e ardhshëm.

Sigurisht, nga ana ime do të sjell gjithçka në tavolinë, në fund, për t’i nxitur djemtë të qëndrojnë këtu. Por, në të njëjtën kohë, për projektin këtu na duhet, patjetër, një kornizë më e gjerë që ata të thonë: ‘Po, mund ta imagjinoj veten duke qëndruar këtu’.

Mendoj se stili i lojës u përshtatet shumë mirë këtyre djemve, por gjithashtu kontrata duhet të jetë në një nivel që është normal për tregun. Në këtë mënyrë, sigurisht, duhet të merremi me kontrata me shifra të ndryshme dhe shpresojmë që t’i mbajmë ata këtu”, u shpreh trajneri i Bristol Sitit.