Një urdhër arresti është lëshuar për aktorin Timothy Busfield, i njohur për rolin e tij si Danny Concannon në serialin “The West Wing”, nga Departamenti i Policisë së Albuquerque, New Mexico.
Ai përballet me akuza për krime të rënda që lidhen me abuzimin seksual të të miturve.
Sipas urdhrit, të siguruar nga revista PEOPLE, 68-vjeçari përballet me dy akuza për kontakt seksual me një të mitur dhe një akuzë për abuzim me fëmijë.
Autoritetet deklarojnë se incidentet e dyshuara përfshijnë dy vëllezër e motra 11-vjeçarë, të cilët ishin aktorë të mitur në serialin e FOX “The Cleaning Lady”, ku Busfield punonte si regjisor. Emrat e të miturve nuk janë bërë publikë.
Sipas dokumenteve gjyqësore, njëri nga fëmijët dyshohet se ka deklaruar se incidentet filluan kur ishte vetëm shtatë vjeç. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi procedurat e mëtejshme. Autoritetet deklarojnë se incidentet e dyshuara përfshijnë dy vëllezër e motra 11-vjeçarë, të cilët ishin aktorë të mitur në serialin e FOX “The Cleaning Lady”, ku Busfield punonte si regjisor. Hetimi filloi më 1 nëntor 2024, pasi një mjek në Spitalin e Universitetit të Meksikës së Re (UNMH) raportoi shenja të mundshme abuzimi seksual.
Prindërit e fëmijëve thanë se ata e takuan Busfield në sheshxhirimin e serialit, ku, sipas urdhrit të arrestit, regjisori dyshohet se “zhvilloi një marrëdhënie më të ngushtë” me ta pasi iu bashkua prodhimit. Dokumenti i gjykatës gjithashtu tregon se Busfield dyshohet se u kërkoi fëmijëve ta quanin “Xhaxhai Tim”. Prindërit raportuan gjithashtu se ishin informuar për thashethemet e mëparshme mbi sjelljen e tij të papërshtatshme ndaj grave dhe të miturve.
Nëna e fëmijëve, sipas urdhrit të arrestit, i pyeti fëmijët nëse dikush i kishte prekur në një mënyrë që i bënte të ndiheshin të pakëndshëm, dhe fëmijët iu përgjigjën: “Do të thuash si xhaxhai Tim?”
Sipas dokumenteve gjyqësore, njëri nga fëmijët dyshohet se ka deklaruar se incidentet filluan kur ishte vetëm shtatë vjeç. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi procedurat e mëtejshme.







