Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. I., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, në aksin rrugor Xhafzotaj–Katund i Ri, ka goditur këmbësorin C. S., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
M. R., 25 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me shuplakë një 22-vjeçar;
A. Gj., 41 vjeç, L. K., 48 vjeç dhe F. T., 66 vjeçe, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;
S. D., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie ka sharë dhe ofenduar një 58-vjeçar;
A. M., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi është kallëzuar nga bashkëshortja, me të cilën është në proces divorci, se e ka fyer dhe kërcënuar me fjalë, për motive që lidhen me takimet me fëmijën e tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet mesazheve telefonike ka kërcënuar dhe ofenduar djalin e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







