Deputeti Klevis Balliu ka reaguar në një postim publik, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se përmbytjet nuk janë pasojë e shiut, por e korrupsionit, vjedhjeve dhe ndërtimeve pa kriter që kanë bllokuar kanalet kulluese.
Balliu kërkon llogari për rrugët me kosto shumë të lartë që dëmtohen pas reshjeve të pakta, duke përmendur Qukës–Qafë Plloçë, Korçë–Ersekë, Unazën e Burrelit dhe rrugën e Tunelit të Llogarasë.
Në fund, ai dënon sulmet personale ndaj familjes së tij, duke theksuar se debati politik duhet të përqendrohet te përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe jo te fyerjet.
Postimi i plotë
Përgjigje për hajdutin e Kristaqit:
Së pari, mos u merr me mua, por merru me shqiptarët që sot janë përmbytur.
Shtëpitë e tyre janë nën ujë, bizneset e tyre janë shkatërruar jo nga shiu, por nga vjedhjet dhe korrupsioni yt, si edhe nga pastrimi i parave të drogës, që kanë mbushur qytetet me pallate pa kriter dhe kanë bllokuar çdo kanal kullues.
Së dyti, u ke borxh shpjegim qytetarëve shqiptarë:
pse rrugët e tua, me kilometrin më të shtrenjtë në botë, shkatërrohen me dy pika shi, si në rastin e rrugëve Qukës–Qafë Plloçë, Korçë–Ersekë, Unaza e Burrelit dhe rruga e Tunelit të Llogarasë.
Dhe së fundi, mos u merr me familjen time.
Në fund të ditës, unë jam djali i një gazetari dhe i një shkrimtari,
ndërsa ti je djali i një vrasësi.



