Ballina Kronika U aksidentua në aksin Peqin- Elbasan, humb jetën në spitalin e Traumës...

U aksidentua në aksin Peqin- Elbasan, humb jetën në spitalin e Traumës 43-vjeçari

51
0

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Mareglent Asllani, 43-vjeçari i cili u aksidentua në aksin rrugor Peqin-Elbasan pak ditë më parë.

43-vjeçari ishte udhëtuar me makinë në aksin Peqin–Elbasan, kur u përfshi në aksident me një 26-vjeçare, edhe kjo e fundit e mbetur e plagosur.

“Në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin M. A., 43 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. F., 26 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. A., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. F., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”-njoftoi policia ditën e aksidentit.