Ballina Europë Alarm në Aeroportin e Oslos, mbyllet një pistë fluturimesh pas konstatimit të...

Alarm në Aeroportin e Oslos, mbyllet një pistë fluturimesh pas konstatimit të një droni

27
0

Aeroporti kryesor i Oslos mbylli një nga pistat e tij sot pasi një dron u pa duke fluturuar në zonën e aeroportit, tha policia norvegjeze në një deklaratë.

Sipas autoriteteve, prania e dronit u konstatua nga sistemet e sigurisë dhe u raportua menjëherë te policia dhe administrata e aeroportit, çka detyroi mbylljen e përkohshme të njërës pistë si masë parandaluese.

Ekipet e sigurisë u vendosën në terren për të identifikuar dhe neutralizuar pajisjen, ndërsa u bë thirrje për shtimin e vigjilencës në të gjithë zonën.